☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,389 ▲ +0.41% ETH $2,300 ▲ +2.4% XRP $1.3632 ▲ +0.29% SOL $85.4000 ▲ +0.46%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kronika

Krastë, luftë me flakët. Tymi mbulon Elbasanin

Ende mbetet kritike situata e zjarrit në Krastë të Elbasanit, i cili vazhdon prej më shumë se 24 orësh.

Qindra persona po përballen me flakët, ndërsa Elbasani është zgjuar i mbuluar me re të mëdha tymi nga ajo që cilësohej mushkëria e qytetit.

Zjarrifikëset e Elbasanit, Librazhdit, Peqinit, Gramshit, Lushnjes, forcat e ushtrisë, punonjës të Bashkisë së Elbasanit dhe kompani private luftojnë me flakët prej 24 orësh.

“Kemi 24 orë që luftojmë me zjarrin. Janë djegur rreth 100 hektarë sipërfaqe, por më e rëndësishme është se zjarri është sipërfaqësor dhe janë djegur shkurret dhe bimësia e ulët”, ka deklaruar Klevis Xhoxhi, nënkryetar i Bashkisë së Elbasanit.

Ndërsa shefi i shërbimit zjarrfikës, Tajar Alla thotë se situata po shkon drejt normalizimit, por temperaturat e larta e bëjnë zonën një minë me sahat.

“Për momentin situata është nën kontroll por vatrat e zjarrit mund të riaktivizohen dhe kjo po ndodh me rritjen e temperaturave. Të kishim ndihmë nga ajri nuk do të ishte keq”, ka deklaruar Alla.

Puna më e madhe e ekipeve u përqëndrua në pjesën lindore të Krastës, ku është zonë e banuar dhe shtëpitë u rrezikuan seriozisht gjatë natës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.