Ekonomia

Kredia 80 mln euro për TEC –in e Vlorës, qeverisë i mbeten për të shlyer edhe 44 mln euro

aaaHuaja 80 milionë euro ( sa 2.3% e borxhit te jashtëm) është marrë për ndërtimin e TEC-it të Vlorës, i cili nuk është vënë asnjë ditë në punë për shkak të një defekti në procesin e ndërtimit. Ja lista e huave 188 milionë euro e ndërmarrjeve shtetërore që qeveria ka hyrë garant…

Borxhi i jashtëm i marrë nga ndërmarrjet shtetërore për të cilat qeveria shqiptare ka hyrë garant, (cka do të thotë se nëse kompanitë dështojnë për shlyerjen e tyre, pagesat bëhen nga buxheti i shtetit), ka arritur në 188 milionë euro, shume kjo sa 5.5 për qind e stokut të borxhit të jashtëm të vendit.

Regjistri i borxhit shtetëror raporton me detaje deri në fund të shtatorit 2015, për shumat, kreditorët, afatet dhe kompanitë shqiptare që kanë marrë huatë. Më së shumti shihet se financimet kanë shkuar për projektet e infrastrukturës dhe kryesisht energji.

Ne mesin e këtyre huave është edhe kredia 80 milionë euro ( sa 2.3% e borxhit te jashtëm) e marrë për ndërtimin e TEC-it të Vlorës, i cili nuk është vënë asnjë ditë në punë për shkak të një defekti në procesin e ndërtimit. Nga kredia për TEC-in e Vlorës janë shlyer deri më tani 35.6 milionë euro, ndërsa mbeten për tu shlyer edhe 44 milionë euro të tjera.

Në totalin e kredisë 80 milionë euro për TEC-in, 40 milionë euro janë dhënë nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ( EBRD), nënshkrimi i cilës u bë në korrik të vitit 2004 dhe mbetën për tu shlyer edhe 14.9 milionë uro deri më prill të vitit 2019.

40 milionë euro të tjera u morën po në vitin 2004 u morën Banka Europiane e Investimeve (EIB), nga të cilat mbeten për tu shlyer deri në fillim të vitit 2023 edhe 29.3 milionë euro të tjera.

Qeveria Shqiptare e mori 80 milionë euro kredi për ndërtimin e një Termocentrali në Jug të vendit me qëllim diversifikimin e burimeve të energjisë, e nxitur edhe nga konsulenca e Bankës Botërore.

Kredia do të shlyhej me të ardhurat që do të siguroheshin nga shitja e energjisë së prodhuar nga TEC-i pasi ai të ndërtohej. Por një defekt gjatë ndërtimit të objektit në turbinat e ftohjes ka bërë që prodhimi final të mosrealizohet. Punimet për ndërtimin e TEC-it të Vlorës përfunduan në vitin 2009, por prodhimi nuk u aktivizua sot e kësaj dite, duke bërë kredia prej 80 milionë eurosh për ndërtimin e tij të paguhet nga buxheti i shtetit, nga taksat e shqiptareve për një shërbim që nuk është ofruar kurrë. Konflikti ndërmjet qeverisë shqiptare dhe kompanisë që ka ndërtuar TEC-in aktualisht është ne Gjykatën e Arbitrazhit.

Regjistri i Garancive Shtetërore:

Kreditori Projekti Data e Nenshkrimit Shuma Monedha  Stoku Data e fundit
KFË Ndihme ne Mallra iI 11/05/1992         3,579,043.17 EUR           2,033,919.07 30/06/2032
KFË Ndihme ne Mallra iII 11/05/1992         2,556,459.41 EUR           1,453,091.42 30/06/2032
KFË Ndihme ne Mallra iV 04/01/1993         3,067,751.29 EUR           1,789,521.53 31/12/2032
KFË Sektori Bujqesor Privat i 08/09/1993         3,967,381.11 EUR           2,408,254.70 30/12/2033
Artigiancassa Integrimi i Albtelekomit 10/02/1995         6,808,760.84 EUR           3,404,380.87 24/02/2025
Artigiancassa Ujesjellesi i Tiranes i 10/02/1995         6,713,939.68 EUR           3,218,540.81 24/02/2025
OECF Hidrocentrali mbi Lumin Drin 28/11/1995  1,681,000,000.00 JPY       840,500,000.00 20/06/2025
Artigiancassa Rehabilitimi i Hekurudhes se Durresit 08/05/1995         3,098,741.39 EUR           1,549,370.69 17/07/2025
Artigiancassa Furnizimi me Uje i Tiranes iI 18/03/1996       11,362,051.78 EUR           6,312,250.98 27/05/2026
OECF Transmetim, Shperndarje e Energjise 19/12/1996  3,072,399,526.00 JPY     1,723,528,000.00 20/10/2026
HRep Mbeshtetje per Bilancin e Pagesave 24/02/1998         8,804,108.58 EUR           8,804,108.58 17/08/2018
KFË Ujesjelles-Kanalizime Kruje 26/03/1998         1,073,712.95 EUR              823,179.87 30/06/2038
Artigiancassa Rehabilitimi i Rrjetit Hidrik te Tiranes 11/05/2000       27,475,507.03 EUR         16,708,850.89 13/09/2035
Artigiancassa Rehabilitimi i Rrjetit Hidrik te Tiranes iI 11/05/2000         3,511,394.94 EUR           3,511,394.94 13/09/2035
EIB Transmetim, Shperndarje e Energjise 30/10/2001       30,000,000.00 EUR         17,192,307.75 15/04/2025
EBRD TEC-i Vlore 09/07/2004       40,000,000.00 EUR         14,983,394.71 05/04/2019
Exim Bank of Korea Elektrifikimi i Zonave Rurale 20/10/2004 28,983,819,060.00 KRË   28,259,205,000.00 20/10/2034
EIB TEC-i Vlore 06/12/2004       40,000,000.00 EUR         29,386,043.98 05/01/2023
KFË Linja e Transmetimit 400 KV Tirane-Podgorice iI 18/11/2004       35,000,000.00 EUR         14,000,000.00 30/09/2019
KFË Linja e Transmetimit 400 KV Tirane-Podgorice i 18/11/2004 3,488,140.49 EUR           3,430,655.53 30/12/2044
EBRD Rruga Tirane -Rinas 23/03/2005         9,000,000.00 EUR           3,375,001.55 15/10/2019
EBRD Nenstacioni i Transmetimit te Energjise 10/10/2006       16,000,000.00 EUR           8,136,066.85 04/10/2018
EBRD Porti i Durresit 16/05/2007       14,000,000.00 EUR           6,783,482.65 06/10/2022
KfË Projekti i eficences ne energji 30/06/2015       40,000,000.00 EUR                           – 30/12/2026
Deutsche Bank Frankfurt Radio Televizioni Shqiptar 11/6/2015 20,064,590.55 EUR                                  – 25/03/25

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button