Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,925 ▲ +0.08% ETH $2,053 ▼ -0.08% XRP $1.3183 ▼ -0.07% SOL $80.3400 ▲ +1.86%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Kreditimi për ekonominë shënoi vlerën 557 miliardë lekë, në gusht

leke1Gjallërimi i aktivitetit privat në vend tani po gjen reflektim edhe në ecurinë e kreditimit.

Kredia për ekonominë mori një tjetër hov në rritje gjatë muajit gusht, duke arritur vlerën e afro 557 miliardë lekëve, në rritje me mbi 6 miliardë lekë krahasuar me korrikun.

Sipas raportit të publikuar së fundi nga Banka e Shqipërisë, rritja vjetore e kredisë u katërfishua në 2.1%, nga rreth 0.5% që kishte muajin paraardhës, duke konfirmuar kështu se kreditimi është në rrugën e rimëkëmbjes. Kthimi i rritjes së kredisë i detyrohet kryesisht huadhënies së biznesit, që gjatë gushtit u rrit me më shumë se 6 miliardë lekë.

Përmirësimi i gjendjes së likuditetit në treg dhe rritja më e mirë ekonomike ka bërë që gjatë këtij viti biznesi të rrisë kërkesën për kredi bankare. Ndërkohë, edhe oferta e bankave për të dhënë kredi vlerësohet e përmirësuar, falë rritjes së fitimeve, por edhe stabilizimit të kredive me probleme, si rezultat i disa viteve punë intensive për menaxhimin e portofolit problematik, por edhe politikave më të kujdesshme në dhënien e kredive të reja.
Edhe për gushtin, rritja e kredive ka ecur paralelisht me rritjen e depozitave, që për gushtin u rritën me 4.5 miliardë lekë. Ndonëse këtë vit bankat nuk aplikuan oferta agresive, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, vlera e depozitave bankare rezulton në rritje me 1.5%. Raporti mes huave dhe depozitave ngelet në nivele të ulëta, rreth 57.8%, çka tregon se sistemi bankar ngelet mjaft likuid dhe me rezerva të lira për të rritur kreditimin e ekonomisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.