☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 13 April 2026
S&P 500 6,850 ▲0.49%
DOW 47,988 ▲0.15%
NASDAQ 23,065 ▲0.71%
NAFTA 99.06 ▲2.58%
ARI 4,751 ▼0.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $72,288 ▲ +1.57% ETH $2,227 ▲ +0.97% XRP $1.3380 ▲ +0.48% SOL $82.9800 ▲ +0.92%
S&P 500 6,850 ▲0.49 % DOW 47,988 ▲0.15 % NASDAQ 23,065 ▲0.71 % NAFTA 99.06 ▲2.58 % ARI 4,751 ▼0.76 % S&P 500 6,850 ▲0.49 % DOW 47,988 ▲0.15 % NASDAQ 23,065 ▲0.71 % NAFTA 99.06 ▲2.58 % ARI 4,751 ▼0.76 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Bota

Kreu i grupit të djathtë paraushtarak gjendet fajtor për rebelim më 6 janar

UASHINGTON – Stewart Rhodes, themeluesi i grupit paraushtarak të djathtë Oath Keepers u dënua nga juria të martën për konspiracion rebelimi për sulmin e bërë vitin e kaluar ndaj Kapitolit të Shteteve të Bashkuara, në një përpjekje të dështuar për të përmbysur humbjen në zgjedhje të presidentit të atëhershëm, Donald Trump. Vendimi përfaqëson një fitore të rëndësishme për Departamentin e Drejtësisë.

Zoti Rhodes, i diplomuar për jurisprudencë nga Universiteti Yale, njëkohësisht edhe ish-parashutist i ushtrisë amerikane, si dhe ish-avokat të cilit iu hoq liçenca, ishte akuzuar nga prokurorët gjatë një procesi gjyqësor tetëjavor se nxiti organizimin e një skeme për të përdorur forcën për të ndalur çertifikimin nga Kongresi të fitores në zgjedhje të Presidentit Joe Biden.

Turma më 6 janar 2021 gjatë përplasjes me policinë e Kapitolit
Turma më 6 janar 2021 gjatë përplasjes me policinë e Kapitolit

Zoti Rhodes ishte më i mirënjohuri ndër 5 të akuzuarit në procesin më domethënës gjyqësor të ngritur pas sulmit vdekjeprurës të 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit. Një tjetër i akuzuar, Kelly Meggs, u gjend gjithashtu fajtor të martën për konspiracion rebelimi, ndërsa tre të tjerë – Kenneth Harrelson, Jessica Watkins dhe Thomas Caldwell – u shpallën jofajtorë për këtë akuzë.

Zoti Rhodes themeloi në vitin 2009 grupin paraushtarak Oath Keepers, ndër anëtarët e të cilit janë ushtarakë aktivë dhe ish-ushtarakë, oficerë të organeve të zbatimit të ligjit dhe të ekipeve të emergjencave. Anëtarët e këtij grupi janë shfaqur shpesh, edhe të armatosur rëndë, në protesta dhe aktivitete politike në mbarë Shtetet e Bashkuara, përfshirë edhe në demonstratat që pasuan vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd nga një polic i bardhë në qytetin Minneapolis.

Zoti Rhodes gjatë një fjalimi në vitin 2017
Zoti Rhodes gjatë një fjalimi në vitin 2017

Të pandehurit u akuzuan për krijimin e një “force reagimi të shpejtë” që prokurorët thanë se ishte e pozicionuar në një hotel në Virxhinia dhe ishte e pajisur me armë zjarri që mund të transportoheshin me shpejtësi në Uashington nëse lindte nevoja.

Katër anëtarë të tjerë të grupit Oath Keepers të akuzuar për konspiracion rebelimi do të dalin në gjyq në dhjetor. Anëtarët e një grupi tjetër të krahut të djathtë të quajtur Proud Boys, përfshirë ish-kryetarin e tyre Enrique Tarrio, gjithashtu do të dalin në gjyq me akuzën e konspiracionit për rebelim në muajin dhjetor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.