Kronika

Kreu i ILDKPI-së, Ganaj i kërkon parlamentit dënimin me burg të zyrtarëve që fshehin pasurinë

Komisioni i Ligjeve ka diskutuar sot raportin vjetor të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ndërsa nuk kanë munguar as debatet.

Shkelqim-Ganaj-e1429695284247
Shkëlqim Ganaj

Kreu i ILDKPI-së, Shkëlqim Ganaj ka kërkuar nga parlamenti të marrë masa pasi ka 10 vjet që nuk dënohet asnjë njeri. Ganaj ka shkuar më tej me deklaratat e tij duke kërkuar heqjen e gjobës dhe fillimin e dënimit dysheme me 1 vit burg, pasi sipas tij zyrtarët dënohen me gjoba qesharake.

“Ka 10 vjet që nuk dënohet asnjë njeri, kuvendi të marrë masa. Të heqim gjobën, të filloj dënimi dysheme me 1 vit burg. Janë 25 zyrtarë në gjyq, dënohen me gjoba qesharake. Dënimi më i ashpër për zyrtarët ishte 15 ditë burg. 35 çështje janë pushuar me vendime skandaloze. Për mbi 60 raste tjera s kemi përgjigje nga prokuroria”, tha Ganaj.

Ndërkohë deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi kërkoi informacion për masat e marra pas deklarimit të pasurive nga ana e zyrtarëve, ndërsa kreu i ILDKPI-së tha se për vitin 2014 janë kontrolluar 1500 zyrtarë dhe janë bërë 116 kallëzime penale.

“Për 2014 kemi kontrolluar rreth 1500 zyrtarë. Kemi filluar me zyrtarët që 10 vjet nuk ishin kontrolluar. 85% e 13 mijë zyrtarëve nuk ishin kontrolluar për vite. Janë bërë 116 kallëzime penale nga marsi i vitit të kaluar deri më sot. Ka zyrtarë me shuma pasurish të padeklaruara”, tha Ganaj.

Kreu i ILDKPI-së theksoi se duhet kontroll ndaj të gjithë spektrit të zyrtarëve e politikanëve, gjyqtarëve e ambasadorëve, ndërsa pohoi se nuk ka pasur strukturë të shtetit pa shkelje.

“Kontroll ndaj gjithë spektrit të zyrtarëve e politikanëve, kontroll gjyqtarëve dhe ambasadorëve. S’ka mbetur strukturë e shtetit pa u gjetur në shkelje. Në 2014, 600 zyrtarë u gjetën në shkelje të ligjit. Të mbartura 9004 deklarata dhe 6800 kontrolle të vitit 2014. Megjithëse ligji thotë se duhet kontroll ndaj zyrtarëve çdo 2 vjet, s’ishin kontrolluar. Zyrtarët duhen kontrolluar çdo 7 muaj. Kemi bërë kallëzime për herë të parë për dyshime për pastrime parash. Një gjyqtar dhe kryebashkiak kanë paguar para në zyra”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button