☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,793 ▲ +0.67% ETH $2,003 ▲ +0.18% XRP $1.3367 ▼ -0.14% SOL $82.4800 ▼ -0.57%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kronika

Kreu i OSHEE-së: Akuzat e PD-së janë politike. Prokuroria: Çela nuk është nën hetim

Prokuroria e Durrësit ka publikuar sot vërtetimin që konfirmon se kreu i OSHEE-së Ardian Çela nuk është nën hetim, sikurse pretendon Partia Demokratike. Ndërkohë burime nga Prokuroria e Përgjithshme bëjnë të ditur se nën hetim është dosja e Bashkisë së Durrësit për tenderat, e cila i ka kaluar prokurores Elena Bakellbashi.

06-07. Adrian Cela 2Vetë administratori i ri i OSHEE-së i cilësoi tërësisht politike akuzat e PD-së ndaj tij, duke theksuar se nuk ekziston asnjë çështje për të cilën ai të jetë nën hetim nga prokuroria.
“Këtu jam si administrator i OSHEE-së, kam një objektiv të qartë të çoj përpara performancën e kësaj kompanie. Kjo perfomancë nuk synon vetëm të rrisë të ardhurat e kompanisë, por të ulë shpenzimet e qeverisë në këtë sektor. Përsa i përket akuzave jam fare i qetë dhe i ftohtë. Për akuza konkrete unë mund t’ju them që jam i pastër, kam deklaratën ku vërtetohet se nuk kam asnjë çështje nën hetim dhe nuk jam nën hetim.”- deklaroi Çela.vertetimi

Sipas Partisë Demokratike, kreu i ri i OSHEE-së është person nën hetim për korrupsion nga prokuroria e Durrësit, pasi ka bërë favorizime në tendera.

Ndër të tjera, gjatë deklaratës së shkurtër për mediat, kreu i OSHEE-së bëri të ditur se formula e re e pagesës së faturave të prapambetura të energjisë ka nisur të aplikohet që prej ditës së djeshme dhe numri i aktmarrëveshjeve është dyfishuar.

“Sot ka një fluks të papërballueshëm. Janë shtuar mbi 20 sportele në Tiranë, fluksi është i papërballueshëm. Ka afat nuk mbaron afati sot, do të punojmë edhe në fundjavë. OSHEE-ja do tu përgjigjet kërkesave të klientit.”- u shpreh Çela.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.