☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 02 May 2026
S&P 500 7,230 ▲0.29%
DOW 49,499 ▼0.31%
NASDAQ 25,114 ▲0.89%
NAFTA 102.50 ▼2.45%
ARI 4,626 ▼0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.8727 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4825 EUR/TRY 52.9232 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.5941 EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.8727 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4825 EUR/TRY 52.9232 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.5941
₿ CRYPTO
BTC $78,385 ▲ +1.57% ETH $2,304 ▲ +0.8% XRP $1.3852 ▲ +0.54% SOL $83.7900 ▼ -0.26%
S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 102.50 ▼2.45 % ARI 4,626 ▼0.09 % S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 102.50 ▼2.45 % ARI 4,626 ▼0.09 %
EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.8727 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4825 EUR/TRY 52.9232 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.5941 EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.8727 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4825 EUR/TRY 52.9232 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.5941
02 May 2026
Breaking
Ekonomia

Krifca në samitin e OKB në Romë: Rezultate mbresëlënëse nga lidhja e bujqësisë me turizmin

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, njëherazi presidente e Institutit për Studime të Avancuara Agronomike të Mesdheut (CIHEAM) me ftesë të homologut italian Francesco Lollobrigida, po merr pjesë në panelin e nivelit të lartë të sistemeve ushqimore të Kombeve të Bashkuara zhvilluar ditën e sotme në Romë, Itali.

Objektivi i samitit është të ofrojë modele drejt ndërtimit të sistemeve ushqimore më efikase, më gjithëpërfshirëse, më të forta dhe më të qëndrueshme.

Diskutimet u përqendruan dhe tek dieta mesdhetare, si një mënyrë e të ushqyerit, e cila lidhet fort me kulturën e traditat e vendeve mesdhetare, ku Shqipëria si një prej tyre, është kthyer në eksportues të rëndësishëm rajonal dhe evropian për frutat dhe perimet e freskëta, vajit të ullirit, bimëve mjekësore dhe peshkimit duke konkurruar me cilësi të lartë për shkak të forcimit të zinxhirit të vlerës.

Krifca, në fjalën e mbajtur në këtë samit të rëndësishëm, vuri theksin tek sfidat serioze me të cilat po përballen sistemet dhe tregjet ushqimore në të gjithë botën.

Ministrja theksoi se arritja e objektivave ushqimore të zhvillimit të qëndrueshëm të përcaktuara nga Kombet e Bashkuara arrihen më shpejt me anë të adoptimit të politikave mesdhetare të prodhimit.

“COVID-19, luhatje të tregut, ndryshime ekstreme klimatike, konflikte lufte. Në vitin 2023, përsëri jemi dëshmitarë të përdorimit të ushqimit për të negociuar politikisht. Tani është më shumë se kurrë është e domosdoshme për të përshpejtuar veprimet për arritjen e SDG-ve deri në vitin 2030. Dhe mundësitë janë pikërisht këtu!”, tha Krifca.

“Hulumtimet e vazhdueshme tregojnë se respektimi i një diete mesdhetare ofron përfitime shëndetësore, por gjithashtu promovon prodhimin dhe të ardhurat e qëndrueshme, mbron biodiversitetin e pasur, përmirëson ndërveprimet njerëzore – ndërsa ushqimet zbulohen, ndahen dhe shijohen përmes lidhjes së njerëzve, komuniteteve, kulturës dhe historisë”, shtoi ajo.

“Kjo dhe shumë më tepër e bëjnë dietën mesdhetare një shembull të një oferte tradicionale që mbron shëndetin individual dhe kolektiv, respekton natyrën, i jep vlerë traditave lokale dhe promovon zhvillimin e biznesit, diversitetin, barazinë sociale dhe prosperitetin”, tha ministrja e Bujqësisë.

Në lidhje me përballimin e këtyre sfidave nga Shqipëria, ministrja Krifca risolli në vëmendjen e kreut të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe ministrave së bujqësisë nga vende të ndryshme të botës, modelin e zhvillimit bujqësor që po zhvillohet në Shqipëri.

“Në Shqipëri kemi provuar shumë zgjidhje, por ajo që jep rezultate mbresëlënëse është një model i bazuar në diversifikimin e aktiviteteve në nivel ferme, që lidh bujqësinë me turizmin, duke rritur bukurinë e territoreve tona, duke nxitur një lidhje më të fortë me rrënjët për të rinjtë tanë. Ky model mbështetet në forcimin dhe zgjerimin e njohurive në nivel ferme dhe integrimin në mënyrë të vazhdueshme të inovacionit për të mundësuar produkte cilësisht më të mira dhe me vlerë të shtuar më të lartë”, tha Krifca.

“Kjo është ajo që e ka bërë Shqipërinë eksportues të rëndësishëm rajonal dhe evropian të frutave dhe perimeve të freskëta, vajit të ullirit, bimëve mjekësore dhe peshkimit”, përfundoi Krifca.

Në samit marrin pjesë kreu i Organizatës Botërore së Ushqimit, Qu Dongyn, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ministri italian i Bujqësisë, Francesco Lollobrigida, ministri japonez i Bujqësisë, Katsumata Takaaki. Kreu i organizatës më të madhe të fermerëve në Italia Coldiretti, Ettore Prandini e shumë aktorë të tjerë botërorë të rëndësishëm për forcimin e prodhimit dhe konsumit të qëndrueshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.