☁️
Tiranë 5°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,141 ▼ -3.81% ETH $1,988 ▼ -3.57% XRP $1.3254 ▼ -2.98% SOL $82.6000 ▼ -4.43%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Krifca takim me homologun italian: Rritet me 13 herë eksporti i vajit të ullirit

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, gjatë vizitës në Romë ka zhvilluar dhe një takim me homologun e saj italian, Francesco Lollobrigida.

Krifca përmes një postimi në rrjetet sociale bën të ditur se, në fokus të këtij takimi ishin përparësitë e agjendës së bashkëpunimit me Italinë, për nxitjen më tej të bashkëpunimit në Bujqësi.

Krifca tha se, “vetëm gjatë 4 muajve të fundit falë këtij procesi të vazhdueshëm të promovimit të produkteve shqiptare dhe marrëdhënies të ngushtë me partnerët tanë, kemi rritur eksportin e vajit të ullirit më shumë se 13 herë në sasi krahasuar me 4-mujorin e një viti më parë, dhe vazhdojmë të kemi të dhëna pozitive për eksportet e produkteve bujqësore për 4-mujorin e parë të vitit 2023”.

Ministrja theksoi se, “ne projektojmë bujqësinë shqiptare përpara duke ofruar më shumë mundësi, investime, infrastrukturë, informacion e dije, por edhe më shumë kontakte midis prodhuesve dhe tregtuesve për të rritur aksesin e produkteve shqiptare në tregjet brenda vendit por edhe ato ndërkombëtare”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.