PolitikaPresidenciale
Kriminalizimi i shpifjes, Nishani: Jam i befasuar dhe i shqetësuar
Presidenti i Republikës e ka cilësuar si “befasues” rikthimin e pr/ligjit që kërkon burgim për gazetarët.
“Personalisht, një akt të tillë e shoh me preokupim dhe shqetësim. Burgosja e një gazetari është burgosje e vetë lirisë”, ka deklaruar Nishani.
Ai ka shprehur bindjen e tij se, “shqiptarët nuk do t’ia dorëzojnë askujt liritë e fituara”.
“Shqiptarët nuk do ta burgosin fjalën në emër të frikës, por frikën për fjalën”, ka thënë Nishani.