☁️
Tiranë 10°C · Vranët 20 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 97.53 ▲2.07%
ARI 4,504 ▼2.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,198 ▼ -0.15% ETH $2,134 ▼ -0.46% XRP $1.4354 ▼ -0.69% SOL $89.1700 ▲ +0.25%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 97.53 ▲2.07 % ARI 4,504 ▼2.2 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 97.53 ▲2.07 % ARI 4,504 ▼2.2 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Politika

Kryediplomati austriak vizitë dy ditore në Tiranë, do të nënshkruajë marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e turizmit

Kryediplomati austriak, Sebastian Kurz, mbërrin sot për një vizitë dy ditore në Tiranë, ku në fokus të diskutimeve do të jetë procesi i integrimit dhe nxitja e bashkëpunimit rajonal.

Sipas njoftimit për shtyp të MPJ-së, Kurz do të pritet në takim sot rreth orës 17.00 nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Në përfundim të takimit dypalësh, dy Ministrat do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjithashtu, po në ambjentet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministri i MZHETTS, Arben Ahmetaj dhe Ministri i Jashtëm Austriak do të nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e turizmit.

Ndërsa mëngjesin e të enjtes, Ministri Federal për Evropën, Integrimin dhe Punët e Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz do të ketë takim edhe me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Kurz viziton Tiranën në kuadër të një turi rajonal, por edhe në kuadër të proçesit të Berlinit, ku takimi i dytë për këtë proçes u mbajt pikërisht në Vjenë.

Në përfundim të vizitës në Shqipëri, ministri Kurz do t’i drejtohet më pas shtetit të Kosovës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.