Kryemadhi: Relacion përsëritës, prova nga shkrime gazetash
Ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, reagoi pas seancës paraprake në çështjen penale ndaj saj dhe ish-Presidentit Ilir Meta. Para mediave, ajo deklaroi se relacioni i prokurorit ishte përsëritës dhe i mbështetur kryesisht në shkrime mediatike, duke e krahasuar qasjen me praktikat e kohës së diktaturës.
“Janë intervista, shkrime gazete që edhe në kohën e diktaturës intervistat në gazeta nuk quheshin prova”, tha Kryemadhi.
Gjatë seancës, prokurori dorëzoi dosjen me provat, ndërsa Kryemadhi njoftoi se në seancën e radhës do të paraqesë provat e saj në një format të strukturuar.
SPAK përfundoi parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe tre të pandehurve të tjerë, duke argumentuar se hetimet kanë siguruar prova të mjaftueshme për kalimin e çështjes për gjykim në themel.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.