☁️
Tiranë 8°C · Vranët 12 March 2026
S&P 500 6,673 ▼1.52%
DOW 46,678 ▼1.56%
NASDAQ 22,312 ▼1.78%
NAFTA 96.39 ▲10.48%
ARI 5,084 ▼1.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
₿ CRYPTO
BTC $70,422 ▼ -0.11% ETH $2,066 ▲ +0.11% XRP $1.3742 ▼ -1.1% SOL $86.5800 ▼ -0.72%
S&P 500 6,673 ▼1.52 % DOW 46,678 ▼1.56 % NASDAQ 22,312 ▼1.78 % NAFTA 96.39 ▲10.48 % ARI 5,084 ▼1.83 % S&P 500 6,673 ▼1.52 % DOW 46,678 ▼1.56 % NASDAQ 22,312 ▼1.78 % NAFTA 96.39 ▲10.48 % ARI 5,084 ▼1.83 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
12 Mar 2026
Breaking
Bota

Kryeministri irakian: Luftëtarë të ISIS, dorëzohuni ose vdisni!

I veshur me uniformë ushtarake, Kryeministri irakian, Haider al-Abadi u shfaq në televizionin publik me një mesazh të drejtpërdrejtë për ISIS-in në Mosul.

“Dorëzohuni ose vdisni! Nuk keni zgjidhje tjetër”, ishte apeli i tij drejtuar luftëtarëve të të vetquajturit Shteti Islamik, që po vazhdojnë rezistencën ndaj ofensivës së ushtrisë irakiane dhe trupave kurde në qytetin e dytë më të madh të Irakut.

Sipas raportimeve, perimetri është ngushtuar dhe forcat speciale të ushtrisë irakiane janë vetëm 1 kilometër në lindje të qendrës së qytetit, ndërsa në jug avancimi i ushtrisë ka qenë i qëndrueshëm.

“Kemi rrethuar DAESH-in nga të gjitha anët dhe me ndihmën e Zotit do të këpusim kokën e gjarpërit. Ata nuk do të kenë asnjë rrugë për t’u arratisur! Asnjë!”, deklaroi në cilësinë e Shefit të Shtabit të Ushtrisë, Kryeministri irakian.

Të hënën trupat qeveritare morën nën kontroll disa fshatra në lindje, veri dhe jug të Mosulit, por mbetet ende e paqartë se kur do t’i jepet goditja finale rezistencën në qytet. Në operacion janë përfshirë 50 mijë trupa irakiane, luftëtarët kurdë Peshmerga, fiset arabe Suni dhe ata Shia.

Besohet se në qytet janë ende 3 mijë deri në 5 mijë militantë dhe 1.5 milionë civilë dhe nga përshkallëzimi i luftimeve mijëra prej tyre kanë nisur të zhvendosen, ndërsa në skenarin më të keq, OKB parashikon 700 mijë të zhvendosur.

Mosuli ra në duart e ISIS-it në vitin 2014 dhe pikërisht nga një xhami e këtij qytetit, kreu i terroristëve, Abu Bakr al-Baghdadi zgjodhi të proklamojë “Kalifatin”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.