Kryeministri malazez vizitë zyrtare në Maqedoni
Kryeministri malazez, Dushko Markoviq sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni.
Në delegacionin, që e kryeson kryeministri Markoviq janë edhe Osman Nurkoviq, ministër i Transportit, Predrag Mitroviq, ambasador i Malit të Zi në Republikën e Maqedonisë, Aleksandar Erakoviç, këshilltari kryesor politik i Malit të Zi, Vladimir Beratoviq, këshilltar për investime të huaja dhe Sërgjan Kusovaq, këshilltar për marrëdhënie me publikun.
Pas mbërritjes në aeroportin e Shkupit, delegacioni malazez do të pritet me nderimet më të larta shtetërore në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.
Sipas Programit, është paraparë takim bilateral i delegacioneve të Maqedonisë dhe Malit të Zi, si dhe takim kokë më kokë të dy kryeministrave Zaev dhe Markoviq.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.