☁️
Tiranë 16°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 100.79 ▲1.15%
ARI 4,601 ▲1.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,897 ▲ +1.56% ETH $2,075 ▲ +3.65% XRP $1.3518 ▲ +1.27% SOL $84.5100 ▲ +2.5%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 100.79 ▲1.15 % ARI 4,601 ▲1.69 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 100.79 ▲1.15 % ARI 4,601 ▲1.69 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Politika

Kryeministri Rama komenton mbi situatën në Maqedoni

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama shprehu mbrëmë shqetësim për situatën e krijuar në Maqedoni, pas protestave të shqiptarëve të atjeshëm të cilat shpërthyen kur një gjykatë dënoi me burgim të përjetshëm 6 shqiptarë për vrasjen e disa qytetarëve maqedonas në prillin e 2012
Çka po ndodh këto ditë në Maqedoni meriton vëmendje, maturi pa dyshim, po reflektim dhe madje të thellë po ashtu. Marrëveshjes së Ohrit nuk i kanë dalë për zot vetëm dy palët që e përbejnë Maqedoninë, maqedonasit dhe shqiptarët, por edhe garantët e asaj marrëveshjeje, miqtë dhe partnerët e besuar ndërkombëtarë. E nëse maturia u duhet shumë dy palëve tona, reflektimi i thellë nevojitet të jetë trepalësh, pasi as burgosja e përjetshme e 6 shqiptarëve, as reagimi me flamuj të një radikalizmi fetar që i bie ndesh interesave shqiptare, nuk mund të justifikohen”. 
Sipas kryeministrit Rama “këto janë pasoja të moszbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe një humbjeje besimi ndër shqiptarët, për të cilat garantët nuk duhet ti kërkojnë të gjitha shkaqet jashtë sferës së përgjegjësive të tyre”. Zoti Rama shtoi se sipas tij “edhe flamujt e radikalizmit fetar nuk ngrihen mbi shkopinj, por mbi plagë sociale gërryese, varfërim, papunësi, keqarsimim dhe izolim, të cilat shkaktojnë reaksione nga më agresivet në organizmin shoqëror të  një bashkësie. E për këto duhet menduar me tre palë për Maqedoninë. Për këto duhet menduar me shumë palë për Ballkanin”, nënvizoi zoti Rama.
Këto komente kryeministri shqiptar i bëri në një fjalë të mbajtur gjatë një darke iftari të shtruar për besimtarët musliman të cilët janë në muajin e Ramazanit. “Shqipëria është një vend evropian ku myslimanët dhe të krishterët s’janë lëkundur asnjëherë seriozisht në dashurinë  tyre për Europën dhe në dëshirën e tyre për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian”, nënvizoi zoti Rama, duke shtuar se “e tillë është dhe Kosova dhe mos qoftë e thënë të lëkunden ndonjëherë. Por ndërkohë – shtoi ai  rama– të tjerët miqtë dhe partnerët tanë nuk duhet ta harrojnë se palëkundshëmria e shqiptarëve si Evropianë pa dallim fesh dhe vendbanimesh, vjen prej një besimi që nuk ushqehet veç me fjalë dhe me ëndrra në këtë botë lëkundjesh nga të katër anët”, u shpreh kryeministri Rama

1 Koment

  • Vlora 09 July 2014, 08:49

    futja pordhes o Rame .... ata me flamure arab te shkojne per lesh e pak e kane

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.