🌡️
Tiranë 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 113.64 ▲1.09%
ARI 4,688 ▲0.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,792 ▼ -0.64% ETH $2,110 ▼ -1.29% XRP $1.3149 ▼ -2.2% SOL $80.1300 ▼ -2.23%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 113.64 ▲1.09 % ARI 4,688 ▲0.06 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 113.64 ▲1.09 % ARI 4,688 ▲0.06 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Kronika

Kryeprokurori i Suedisë vizitë në Shqipëri, do të takohet me ministrin Manjani

Autoriteti i Prokurorisë Suedeze aktualisht po drejton planifikimin e një programi bashkëpunimi e zhvillimi ndërmjet Suedisë dhe Shqipërisë në fushën e drejtësisë për të mitur.

Prokurori i Përgjithshëm i Suedisë, Anders Perklev, po viziton Shqipërinë në datat 2 dhe 3 maj, ku do të realizojë disa takime me zyrtarë të lartë të vendit.

Burimet zyrtare nga Ministria e Drejtësisë e Shqipërisë konfirmuan se takimi me ministrin Manjani do të realizohet nesër. Gjithashtu më 3 maj do të realizohet edhe takimi me prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë, Adriatik Llalla.

Sipas një njoftimi zyrtar nga Ambasada e Suedisë në Tiranë, mësohet se Autoriteti i Prokurorisë Suedeze aktualisht po drejton planifikimin e një programi bashkëpunimi e zhvillimi ndërmjet Suedisë dhe Shqipërisë në fushën e drejtësisë për të mitur.

Sipas ambasadës, vizita e Perklevit do të shërbejë për të përforcuar mbështetjen për këtë program. Anders Perklev është Prokuror i Përgjithshëm i Suedisë që nga viti 2008. Gjatë vitit 2015, Perklev ka patur edhe detyrën e presidentit të Rrjetit të Prokurorëve Publikë apo institucioneve ekuivalente në Gjykatën e Lartë të Drejtësisë të Bashkimit Europian.

Kujtojmë se disa ditë më parë Shqipërinë e vizitoi edhe prokurori Federal i Belgjikës, Frederic Van Leeuw.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.