☁️
Tiranë 9°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 103.14 ▲1.74%
ARI 4,715 ▲0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $67,853 ▼ -0.09% ETH $2,096 ▲ +1.04% XRP $1.3375 ▼ -0.05% SOL $82.8400 ▼ -1.12%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 103.14 ▲1.74 % ARI 4,715 ▲0.77 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 103.14 ▲1.74 % ARI 4,715 ▲0.77 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

Kryeprokurori Llalla firmosi vetë arrestimin e dy deputetëve

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka firmosur vetë arrestimin e dy deputetëve, Mark Frroku dhe Tom Doshi. Edhe pse për këtë çështje është ngarkuar një grup i posaçëm hetimor, në fund të urdhër-ndalimeve është vendosur firma e kryeprokurorit, i cili duket se ka marrë vetë përsipër koston e mundshme të arrestimit të dy deputetëve.llalla

Gazeta “Mapo” disponon urdhër-ndalimin ndaj deputetit Mark Frroku, ku në fund të tij është firma e Prokurorit të Përgjithshëm, i cili thotë se ekziston rreziku i largimit të deputetëve, për këtë arsye urdhërohet ndalimi i tyre.

Prokurori i Përgjithshëm argumenton se ngjarja ka qenë e sajuar nga deputetët Tom Doshi, Mark Frroku dhe shtetasi Durim Bami, me qëllim fillimin e ndjekjes penale të paligjshme ndaj kreut të Kuvendit të Shqipërisë.

Duke renditur arsyet përse urdhërohet ndalimi i deputetit Frroku, kryeprokurori thotë se ky shtetas akuzohet nga drejtësia belge për disa vepra penale dhe aktualisht është në proces gjyqësor nga drejtësia e këtij vendi. Urdhri për ndalimin e Frrokut nis me frazën standarde të një vendimi të tillë, por për herë të parë, me emrin e Prokurorit të Përgjithshëm.

“Në Tiranë, më datë 26.03.2015. Unë, Adriatik Llalla, me detyrë Prokuror i Përgjithshëm, pasi studiova aktet e procedimit penal nr.1 të vitit 2015, konstatova”, nis urdhri i ndalimit për deputetët Doshi e Frroku.

Më tej kryeprokurori argumenton se pas deklarimeve publike të deputetit Tom Doshi të bëra edhe përpara prokurorisë, janë kryer një sërë veprimesh hetimore, si pyetje e personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit, kryerja e ballafaqimeve mes tyre, këqyrja e tabulateve telefonike, pamjeve filmike, përgjime etj.

“Nga kryerja e këtyre veprimeve hetimore krijohen dyshime të bazuara në prova se ngjarja e pohuar nga shtetasi Tom Doshi publikisht, si dhe e deklaruar më pas edhe para organit procedues, ka qenë e sajuar prej tij, deputetit Mark Frroku dhe të dyshuarit Durim Bami, me qëllim fillimin e paligjshëm të ndjekjes penale ndaj Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta”, shkruan Llalla në urdhrat e ndalimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.