Kosova

Kryesia e Kuvendit mblidhet për të diskutuar senacën e nesërme

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha në mbledhjen e Kryesisë se ka kaluar një muaj që kur institucioni më i lartë nuk po lejohet nga deputetët e opozitës që të kryejë detyrat dhe përgjegjësitë ndaj qytetarëve.

Veseli tha se do të udhëheqë seancën e së enjtes ashtu siç përcakton Kryesia, në bazë të rregullores së punës së Kuvendit.

Ai tha se rregullorja parashikon përjashtim të deputetit që bllokon punën, pezullim të deputetit dhe po ashtu lejon edhe futjen e sigurimit brenda sallës për të siguruar kushte për mbarëvajtjen e punës së Kuvendit.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri tha se mbështet veprimet në përputhje me rregulloren e Kuvendit që ky institucion të zhbllokohet dhe të vazhdojë punën.

Beqiri tha se seanca e së enjtes duhet të mbahet dhe deputetët e pozitës duhet të përmbahen nga provokinet e opozitës.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci tha se seanca e së enjtes duhet të mbahet dhe deputetët e pozitës duhet ta ruajnë durimin dhe mos të bien në provokime të deputetëve opozitarë.

Veseli kërkoi nga shefat e Grupeve Parlamentare propozime konkrete se si mendojnë ata që duhet vepruar në seancën e së enjtes nëse opozita sërish bllokon Kuvendin.

Ai i pyeti nëse dëshirojnë që të fusin policinë brenda Kuvendit dhe t’i nxjerrin jashtë 29 deputetë të opozitës.

Po kur Veseli kërkoi që ta mandatojnë për këtë çështje sipas rregullores, anëtarët e Kryesisë heshtën dhe nuk propozuan masa të tilla.

Me këtë rast, Sabri Hamiti nga LDK-ja tha se nuk dëshiron të largojë askënd nga seanca, por jo edhe të durojnë që deputetët të mos lejojnë punën e tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button