Parlamentare

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, takon Kryetaren e Parlamentit të Indisë, Sumitra Mahajan

Kryetari-i-Kuvendit-Ilir-Meta-takon-Kryetaren-e-Parlamentit-te-Indise-znj.-Sumitra-Mahajan1-525x350Gjatë punimeve të Sesionit të 131-te të Unionit Ndër-Parlamentar në Gjenevë, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, zhvilloi një takim me Kryetaren e Parlamentit të Indisë, Sumitra Mahajan, me të cilën vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira e miqësore mes dy vendeve.

Meta dhe Mahajan ndanë bindjen e përbashkët se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Indisë duhen konkretizuar dhe çuar më tej drejt një stadi më të lartë të bashkëpunimit politik dhe ekonomik. Në këtë kuadër, dy palët ranë dakord që të intensifikojnë shkëmbimet dhe bashkëpunimin ndër-parlamentar përmes grupeve të miqësisë dhe komisioneve parlamentare.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta takon Kryetaren e Parlamentit te Indise, znj. Sumitra Mahajan (1)Meta u shpreh se afrimi i mëtejshëm i dy vendeve dhe dy popujve kërkon zhvillimin e një marrëdhënieje konstante pune përmes finalizimit të marrëveshjeve dypalëshe në proces dhe përmes intensifikimit të shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike. Në këtë kontekst, ai shprehu vullnetin e palës shqiptare për të mirëpritur investitorët indianë në Shqipëri, e cila mund të shërbejë si një portë hyrëse për tërë rajonin e Ballkanit.

Duke biseduar rreth zhvillimeve të fundit ndërkombëtare, Kryetari i Kuvendit, Meta, ripërsëriti kërkesën e Shqipërisë për njohjen e shtetit të Kosovës nga India si një kontribut, jo vetëm për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë, por edhe në funksion të thellimit të miqësisë mes dy popujve. Gjithashtu, dy kryeparlamentarët ndanë bindjen e përbashkët se Shqipëria dhe India duhet të forcojnë bashkëpunimin e tyre në planin ndërkombëtar në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit.

Në përfundim të takimit, Meta dhe  Mahajan shkëmbyen ftesa reciproke për vizita zyrtare, të cilat u mirëpritën me kënaqësi prej të dy palëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button