🌡️
Tiranë 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 111.72 ▼0.61%
ARI 4,703 ▲0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $69,141 ▼ -1.08% ETH $2,127 ▼ -1.25% XRP $1.3200 ▼ -2.57% SOL $80.4100 ▼ -2.57%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 111.72 ▼0.61 % ARI 4,703 ▲0.4 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 111.72 ▼0.61 % ARI 4,703 ▲0.4 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Te ndryshme

Ku shkojnë kujtimet e frikshme? Zbulohet në tru “harta e terrorit”

Truri i njeriut është në gjendje që të ruajë një “hartë terrori” të vërtetë, për të kujtuar vendet ku ka përjetuar përvoja të frikshme.

Kështu del nga një studim i “Rice University” të “Baylor College of Medicine”, në Teksas, të publikuar nga revista “Nature Neuroscience”.

I eksperimentuar për herë të parë tek minjtë, studimi mund të hedhë dritë mbi mekanizmat që i lejojnë kujtesës “të ripeshkojë” kujtimet e vjetra, duke treguar edhe mënyrën me të cilën zbulohen sëmundje si Alzheimeri.

“Mendja jonë përthith gjithnjë kujtime. Për shembull, – shpjegon Daoyun Ji, i “Baylor College of Medicine”, – unë mund të kujtoj rrugën që bëj çdo mëngjes nga shtëpia në punë: çfarë sinjalesh gjeneron truri im në momentin kur unë rikuperoj kujtimin?”.

Testet – Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, shkencëtarët kanë regjistruar aktivitetin cerebral të disa minjve të laboratorit, ndërsa ecnin para dhe pas në një korridor të vogël dhe të gjatë. Pas rrugës së parë, brejtësit kanë ecur sërish përgjatë korridorit që përshkruan në fillim dhe më pas pësuan një goditje elektrike.  Në rrugët e tjera, minjtë e frikësuar, ndërprisnin përpara kalimin e tyre dhe ktheheshin pas për të shmangur pikërisht vendin e elektroshokut.

Vendndodhja e neuroneve – Në momentin e kujtimit të frikshëm, truri i minjve “ndizte” neurone specifike të quajtura “qelizat e vendit”, që përfaqësojnë në mendje pikërisht vendin fizik, ku brejtësit kishin përjetuar përvojën e terrorit. “Duke vërejtur aktivitetin cerebral të brejtësve, – shpjegon Ji, – mund të kuptojmë që kafsha po udhëtonin psikologjikisht nga vendi ku ndodhet në vendin që pësoi tronditjen”.

Kërkimi vazhdon – Studiuesit synojnë të zbulojnë nëse këto mekanizma mund të shkaktojnë sëmundjen e Alzheimerit. Studimet e shumta kanë treguar se sëmundja nuk fshin kujtimet, por e bën të pamundur rikuperimin e tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.