Kosova

Kuçi: Ende nuk dihet selia e Speciales, jemi në negociata

Ende nuk është caktuar lokacioni se ku do të vendoset selia e Gjykatës Speciale dhe se kjo është një çështje që ende është duke u negociuar.

Kështu ka deklaruar sot, ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, gjatë konferencës së mbajtur gjatë përurimit të Doracakëve për gjyqtarë në fushën civile dhe penale, që u mbajt sot, raporton lajmi.net.

Edhe pse nën trysninë e pyetjeve të gazetarëve, ministri Kuçi hezitoi të jap detaje më të hollësishme për Gjykatën dhe mënyrën se si do të funksionojë ajo.

Ndonëse ajo çka dihet është se Specialja do të sponozorizohet dhe menaxhohet nga vet Bashkimi Europian.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button