☁️
Tiranë 5°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,219 ▼ -3.6% ETH $1,989 ▼ -3.24% XRP $1.3272 ▼ -2.62% SOL $82.5800 ▼ -4.24%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kosova

Kuçi: Hapja e perëndimit për të rinjtë tanë, çelës për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi mori sot pjesë në Samitin e Kryetarëve të Komisioneve për Punë të Jashtme të shteteve të Evropës, konkretisht në panelin e katërt “Lufta kundër terrorizmit dhe radikalizmit në rajon”.

Kuçi edhe njëherë potencoi orientimin pro perëndimor të Republikës së Kosovës, duke përmendur masat që janë ndërmarrë dhe po ndërmerren në luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit. Sipas zëvendëskryeministrit Kuçi, Kosova në këtë aspekt është më ndryshe, meqenëse kjo luftë ka të bëjë edhe me identitetin shtetëror.

“Ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe Kosova ka specifikat e veta që dallon ndoshta prej shumë vendeve tjera. Tek ne lufta kundër terrorizmit, në veçanti kundër radikalizmit ka të bëjë edhe me identitetin shtetëror. Derisa në vendet tjera flasin vetëm për siguri, qoftë qytetare, njerëzore, apo kombëtare, tek ne flasim edhe për identitet shtetëror, sepse ne nuk dëshirojmë që të identifikohemi si vend që është burim i këtyre luftëtareve, si burim i veprimeve të tilla” ka thënë Kuqi.

Zëvendëskryeministri Kuçi ka theksuar nevojën për krijimin e një qendre për luftimin e këtyre dukurive, ku duhet të përfshihen jo vetëm organet e drejtësisë, por edhe ato që merren me çështje sociale, edukative dhe arsimore. Andaj, zëvendëskryeministri potencoi rëndësinë e bashkëpunimit sidomos me bashkësitë fetare, në luftën kundër radikalizmit.

“Duhet ta fitojmë një përshtypje që në emër të luftimit të radikalizmit, të mos fitohet perceptimi i luftimit të një bashkësie fetare, sepse kjo e rritë numrin e njerëzve që do të radikalizohen. Megjithatë, asnjëherë nuk e kemi ngatërruar luftimin kundër terrorizmit me të drejtën kushtetuese të ushtrimit të lirive fetare” theksoi Kuçi.

Duke qenë shtet që aspiron integrimin evropian, zëvendëskryeministri Kuçi ka theksuar se menaxhimi i njerëzve të rinj të Kosovës është problematik kur dyert për ta ende nuk janë plotësisht të hapura nga perëndimi. Andaj, ai ka kërkuar që Kosova të jetë më e përfaqësuar në institucionet rajonale dhe ndërkombëtare.

“Nuk ka asnjë dilemë që Kosova është në anën e drejtë, në anën e duhur, por po ashtu Kosova duhet të ndihmohet që jo vetëm të konsumojë siguri, por të jetë edhe prodhuese e sigurisë për vendet tjera. Pozita jonë gjeostrategjike e mundëson një gjë të tillë, orientimi ynë pro perëndimor po ashtu, dhe besoj se duhet të koordinohemi dhe të bëjmë veprime të tilla. Në këtë drejtim, sfida është njerëzore, dhe fatkeqësisht radikalizmi dhe terrorizmi nuk po bën dallim , edhe lufta jonë, edhe angazhimi ynë duhet të jetë i padallueshëm, duhet të jetë homogjen përball një veprimi të tillë”, theksoi Kuçi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.