☁️
Tiranë 8°C · Vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 95.63 ▼2.29%
ARI 4,771 ▼0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,856 ▲ +0.78% ETH $2,241 ▲ +1.79% XRP $1.3517 ▲ +0.2% SOL $84.4800 ▲ +1.2%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kosova

Kuinti mbështet vazhdimin e punës së Kuvendit

Ambasadorët e vendeve të Kuintit në Kosovë kanë takuar në mëngjes në Qeverinë e Kosovës kryeministrin Isa Mustafa, zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Për më shumë se një orë, ambasadorët kanë diskutuar me liderët institucionalë kosovarë për zhvillimet e fundit në Kuvend.

Burime të Top Channel brenda qeverisë kanë treguar se ambasadorët i kanë dhënë mbështetje qëndrimit të koalicionit qeveritar për vazhdimin e punës së Kuvendit, ndërsa kanë dënuar aktet e dhunës si brenda Kuvendit, po ashtu edhe në protestë.

Mësohet se ambasadorët e Kuintit kanë njoftuar Mustafën, Thaçin dhe Veselin edhe për kontaktet që kanë me institucionet e drejtësisë, nga të cilat kanë kërkuar që të vënë para drejtësisë të gjithë ata që po kryejnë vepra penale kundër institucioneve dhe pronave publike e private.

Gjatë këtij takimi, ambasadorët kanë inkurajuar kryeparlamentarin Veseli që Kuvendi të vazhdojë punën dhe mos të ndalet për të miratuar projektligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare që ka para vetes legjislativi.

Liderët institucionalë të Kosovës, edhe gjatë këtij takimi janë shprehur të gatshëm që të ulen në tryezë të përbashkët me opozitën dhe të diskutojnë për të gjitha temat që ata dëshirojnë, por janë shprehur të vendosur që të vazhdojnë punën, pavarësisht pengesave që po u bën opozita në Kuvend.
Ndërkohë, në kabinetin e presidentes Atifete Jahjaga kanë bërë të ditur për Top Channel se janë duke punuar në përpjekjet për të gjetur një gjuhë të përbashkët të liderëve partiakë për të zhvilluar një tryezë të përbashkët për të gjetur rrugëzgjidhje për dalje nga kriza.

Mësohet se Jahjaga gjatë kësaj jave do të takojë sërish liderët partiakë dhe propozimi i saj vazhdon të mbetet mundësia që ajo ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Presidentja Jahjaga u ka bërë të ditur liderëve se ajo e ndërmerr këtë hap vetëm nëse sigurohet që deputetët do t’i kthehen punës normale në Kuvend dhe presin vendimin e Kushtetueses.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.