☁️
Tiranë 9°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 103.14 ▲1.74%
ARI 4,715 ▲0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $67,799 ▼ -0.24% ETH $2,094 ▲ +0.96% XRP $1.3352 ▼ -0.29% SOL $82.7600 ▼ -1.3%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 103.14 ▲1.74 % ARI 4,715 ▲0.77 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 103.14 ▲1.74 % ARI 4,715 ▲0.77 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

Kukës, devijohet trafiku në Rrugën e Kombit

Rrëshqitja masive e dherave që nisi pasditen e së mërkurës në Kukës, e që ka bllokuar një segment të Rrugës së Kombit, ka vijuar edhe gjatë natës.

1427358068kukestrafikugureRrëshqitja është verifikuar në fshatin Kolsh, 7 kilometra nga qyteti i Kukësit. Autoriteti Rrugor Shtetëror, në bashkëpunim me Drejtorinë e rajonit të veriut dhe Drejtorinë e policisë së Kukësit, ka marrë masat për devijimin e trafikut në aksin e vjetër dhe vendosjen e sinjalistikës së nevojshme.

Sipas Autoritetit Rrugor, devijimi bëhet 1 kilometër para shembjes, në vendin e quajtur Mamëz dhe zgjat tre kilometra, deri në vendin e quajtur Fushë Dukagjin.

Shkarja e dherave ka përparuar edhe gjatë natës, por paralelisht u morën masat për ndërhyrje në kohën e duhur për largimin e dherave, që janë në sasi shumë të mëdha.

Autoriteti Rrugor apelon që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.