Tiranë 7°C · Pjesërisht vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,613 ▲ +0.93% ETH $2,006 ▲ +1.04% XRP $1.3403 ▲ +1.22% SOL $82.5100 ▼ -0.23%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kosova

Kurti: Pushteti në Kosovë ka përçarë popullin, kurse i ka bashkuar të korruptuarit e kriminelët

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka thënë se pushteti në Kosovë ka ndarë e përçarë popullin kurse i ka bashkuar të korruptuarit e kriminelët.

“Ne do t’ia shërojmë plagët popullit, që ia kanë shkaktuar qeveritë njëra pas tjetrës. Për këtë gjë kemi edhe vullnet edhe program, edhe guxim edhe dije. Qeveria e VETËVENDOSJE!-s, me zemër e mendje, do t’i bashkojë qytetarët”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Postimi i plotë i tij në Facebook:

Ata që pushtetin e kanë qëllim vetjak dhe ne që e kemi mjet politik

Fitorja në politikën kosovare është keqkuptuar duke u degraduar në fitore elektorale. Lëvizja nuk duhet (vetëm) ta marrë pushtetin, por (njëkohësisht) ta zëvendësojë atë me një lloj të ri të pushtetit. Dhe, është pikërisht VETËVENDOSJE! dhe vetëm ajo që don ta marrë pushtetin. Partitë tjera në Kosovë nuk duan ta marrin pushtetin. Ato duan të jenë pushteti. Vetëm Lëvizja jonë don ta marrë pushtetin siç merret një mjet, për të realizuar pra qëllimet politike që derivojnë nga koncepti ynë. Ndërsa të tjerët nuk duan ta marrin pushtetin sepse nuk e shohin atë si mjet; ata duan të jenë pushteti, sepse pushteti për ta është vetëm qëllim dhe i vetmi qëllim.

Por cilat janë synimet tona, për ç’arsye duam ne ta marrim pushtetin? Arsyet janë të shumta, e njërën prej tyre e keni të gjithë me vete, të nderuar lexues. Ajo është kuleta juaj. Kuleta e njerëzve të Kosovës së varfëruar është bërë si qepa: kur e hap të detyron të qash.

Si u bë e mundur që kuletat e njerëzve të thjeshtë janë zbrazur, ndërsa kontot e pushtetarëve, privatizuesve e haraçxhinjve janë stërfryrë me miliona e miliarda?

Kjo ka ndodhur sepse këta pushtetarë të partive të vjetra e kanë dashur buxhetin dhe i kanë përdorur qytetarët. Ndërsa ne kudo që do të qeverisim, udhëhiqemi nga parimet tona: ne qytetarët i duam, ndërsa buxhetin e përdorim.

Pushteti në Kosovë ka ndarë e përçarë popullin kurse i ka bashkuar të korruptuarit e kriminelët. Ne do t’ia shërojmë plagët popullit, që ia kanë shkaktuar qeveritë njëra pas tjetrës. Për këtë gjë kemi edhe vullnet edhe program, edhe guxim edhe dije. Qeveria e VETËVENDOSJE!-s, me zemër e mendje, do t’i bashkojë qytetarët.

Gënjeshtrat kanë ardhur dhe ende vijnë prej lart. E vërteta vjen prej poshtë, prej popullit, siç erdhi në 11 qershor.

Dhe kjo e vërtetë bën të mundur që ne të marrim pushtetin e ta transformojmë atë, të vijë zhvillimi e drejtësia. Për ata që sollën prapambetje dhe padrejtësi, fitorja jonë sjell mundësinë që të shfryhen duke ofenduar, deri sa t’iu vijë thirrja prej gjykatave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.