Tiranë 29°C · Pjesërisht vranët 11 August 2026
S&P 500 7,735 ▼0.23%
DOW 53,875 ▼0.19%
NASDAQ 26,467 ▼0.52%
NAFTA 83.15 ▲1.24%
ARI 4,435 ▲0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
₿ CRYPTO
BTC $63,614 ▼ -0.43% ETH $1,866 ▼ -0.39% XRP $1.0157 ▼ -0.39% SOL $75.1400 ▼ -1.05%
S&P 500 7,735 ▼0.23 % DOW 53,875 ▼0.19 % NASDAQ 26,467 ▼0.52 % NAFTA 83.15 ▲1.24 % ARI 4,435 ▲0.35 % S&P 500 7,735 ▼0.23 % DOW 53,875 ▼0.19 % NASDAQ 26,467 ▼0.52 % NAFTA 83.15 ▲1.24 % ARI 4,435 ▲0.35 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
11 Aug 2026
Breaking
Politika

Kushtetuesja e ktheu për gjykim në GJL, avokati: Veliaj duhet të hetohet me “detyrim paraqitjeje”

Një vendim të pritshëm e ka cilësuar avokati Arbër Hoxha vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ktheu për rigjykim në Gjykatën e Lartë masën e sigurisë ndaj Erion Veliajt. Në studion e Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, ai tha se pas këtij vendimi duhet të zëvendësohet masa e sigurimit ndaj kryebashkiakut Veliaj. Në këndvështrimin e tij avokati Hoxha thotë se masa më e përshtatshme tani për Veliajn është ajo e detyrimit të paraqitjes.

“Do të ishte spekulim nga ana ime që të thosha që automatikisht pas këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese Gjykata e Lartë do të prishë dhe do të ndryshojë masën e sigurimit, por sigurisht që në raport edhe me vendimmarrjen e vetë gjykatës së lartë, kolegji penal duhet të justifikojë dhe duhet të thotë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm tanimë, sepse nuk jemi më në fazën e hetimeve paraprake. Hetimet kanë përfunduar dhe duhet të thotë pse zoti Veliaj duhet të qëndrojmë në burg, nëse masa e sigurimit nuk zëvendësohet. Për mua duhet të zëvendësohet masa e zotit Veliaj. Bëhet fjalë për masën e sigurimit, arrest në shtëpi ose detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore. Për mua masa më e përshtatshme tanë do të ishte detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore, sepse zoti Veliaj është kryetar i bashkisë së Tiranës”, tha avokati.

Sipas tij nëse masa e sigurimit zëvendësohet , Veliaj do të mund të ushtrojë plotësisht funksionin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

“Ai i ka të kthyera funksionet edhe pse është me masë sigurimi arrest me burg. Praktikisht vendimmarrja e tij është e cenuar dhe është e deleguar, por në qoftë se do t’i zëvendësohet masa e sigurimit, patjetër që ai kthehet plotësisht në detyrë ashtu siç duhet të jetë në një vend të qytetëruar”.

Avokati Hoxha thekson gjithashtu se duhet të zëvendësohet masa e sigurimit edhe ndaj ish-presidentit Meta.

“Besoj edhe zoti Meta duhet t’i zëvendësohet masa e sigurimit për aq kohë sa hetimet janë përfunduar”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.