🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 22 August 2026
S&P 500 7,674 ▲0.43%
DOW 53,277 ▲0.98%
NASDAQ 26,180 ▲0.43%
NAFTA 87.06 ▲0.26%
ARI 4,681 ▲2.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085
₿ CRYPTO
BTC $77,349 ▼ -0.13% ETH $2,437 ▼ -0.02% XRP $1.5050 ▲ +9.57% SOL $94.5700 ▲ +3%
S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 87.06 ▲0.26 % ARI 4,681 ▲2.39 % S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 87.06 ▲0.26 % ARI 4,681 ▲2.39 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085
22 Aug 2026
Breaking
Politika

Alibeaj: Kapitulli 23, numri “Michael Jordan” i procesit të integrimit të Shqipërisë në BE

Ish-deputet i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj shtroi dilemën, në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1, nëse avancimi në kapitullin e 23 të Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian është meritë apo sy-mbyllje e institucioneve.

Ai iu drejtua ekspertes së fushës Nirvana Deliu  duke ngritur pyetjen nëse progresi i deritanishëm në reformën e drejtësisë dhe integrimin europian ka ardhur si rezultat i meritës reale apo si pasojë e një “sy-mbylljeje” nga ana e institucioneve.

Unë do të kisha në fakt edhe një pyetje për patjetër zonjushën, zonjën si njohëse edhe më e mirë dhe më teknike, por dhe më e ftohtë në fund, lidhur me një çështje që, për ta bërë edhe më të thjeshtë edhe për ata që na dëgjojnë: se çfarë ka qenë ky avancim – po e quaj avancim – ka qenë meritë apo ka qenë syshkelje nga ana e institucioneve, sy-mbyllje më saktë?”, tha Alibeaj.

Ai shtoi se pyetjen e bën edhe në kuadër të një “kulture intelektuale”, duke kërkuar sqarime të qarta nga eksperti.

Alibeaj nënvizoi se një nga çështjet kryesore për të cilën ka interes është performanca në Kapitullin 23,  Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore, të cilin e quajti me nofkën “Michael Jordan”.

E kam edhe për kulturë intelektuale, me thënë të drejtën. Cila është çështja për të cilën kam interes? Një nga çështjet – ju thatë dhe besoj edhe publiku është i mirëinformuar – është ajo e Kapitullit 23, numri Michael Jordan, që ta mbajnë mend njerëzit.

Kjo do të thotë performanca e sistemit të drejtësisë, do të thotë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të jetë e papenguar. Besoj që kjo është një rrugë, një kusht që tregon suksesin ose jo“, tha më tej Alibeaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.