Parlamentare
Kuvend-Ligji i ri për sektorin minerar, Rama: Rrit sigurinë në miniera
![](https://24-ore.com/wp-content/uploads/2014/10/Kryeministri-Edi-Rama-gjate-seances-plenare-ne-Kuvend-Foto-Agim-Dobi-36-525x350.jpg)
Kryeministri Edi Rama tha sot në Kuvend se ndryshimet në ligjin “Për sektorin minerar” kanë në thelb rritjen e sigurisë në miniera dhe më pas domosdoshmërinë për inovacion dhe garancinë për progres.
Duke marrë fjalën sot në Kuvend gjatë diskutimit në parim të këtij ligji, kryeministri falenderoi ministrin e Energjitikës dhe gjithë ekipin e tij për vendosmërinë me të cilën kanë çuar përpara një proces të vështirë, “duke futur duart ne nje strofke gjarperinjsh”, theksoi ai. “Tregues i kësaj është revokimi i lejeve minerare për 160 subjekte që nuk përmbushnin detyrimet kontraktuale ndaj shtetit. Kjo është një provë e vendosmërisë, por dhe e vështirësisë së këtij procesi”, u shpreh kryeministri.