Politika

Kuvendi miraton me 110 vota pr/ligjin ‘për amnistinë’, ja kush përfiton

aaKuvendi miratoi mbrëmjen e së hënës me 110 vota pro, asnje kunder dhe 1 abstenim, projektligjin “Për amnistinë” nga i cili përfitojnë rreth 720 të burgosur. Ne fund te debatit deputetët ranë dakort që nga kjo falje të perfitojne dhe të dënuarit për vjedhjen e energjisë elektrike.

Nga kjo amnisti përfitojnë:
a) personat e dënuar vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 2 vjet për dënime të dhëna deri në datën 30 nëntor 2015, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale, të parashikuara në nenin 5, të këtij ligji;
b) personat e dënuar me vendim të formës së prerë, me gjobë (për pjesën financiare të pashlyer të dënimit deri në datën 30 nëntor 2015) ose personat, për të cilët gjykata deri më datën 30 nëntor 2015 ka caktuar një nga llojet e alternativave të dënimit;
c) personat e dënuar me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 2 vjet, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale, të parashikuara në nenin 5, të këtij ligji;
ç) personat e dënuara femra, që, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 50 vjeç, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale, të parashikuara në nenin 5, të këtij ligji; d) personat e dënuar meshkuj, që, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 60 vjeç, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale, të parashikuara në nenin 5, të këtij ligji; dh) personat e dënuar me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç, me përjashtim të atyre që janë dënuar për ndisa vepra penale të rënda.

Në mbyllje te diskutimit në parim, kryetari i grupit parlamentar të LSI-se, Petrit Vasili u shpreh se nisma për amnistinë ka të bëjë me disa kategori dhe jo me të gjitha, pasi qëllimi i saj nuk është vetem ulja e numrit te të burgosurve. “Kjo nuk do ishte e dobishme sepse çdo dënim i dhënë ka dhe vuajtjen e tij”, tha Vasili. Sipas tij nisma eshte vlerësuese pasi ata që falen nuk kanë rrezikshmëri shoqërore dhe dënimet e tyre të përfundojnë këtu.

Zgjidhja më e mirë për mbipopullimin në burgje, shtoi Vasili, do të ishte që sidomos organet përkatëse të rrisin shpejtësinë e gjykimit të veprave penale, pasi kjo do të krijonte lehtësi në sistemin penitenciar.

Në emër të grupit parlamentar të PD-se, deputeti Gent Strazimiri e konsideroi amnistinë nje nismë selektive të shumicës për të mbuluar dështimin në mbajtjen e premtimeve që mazhoranca e sotme bëri në 2013-n.

Deputetja e PS-së Vasilika Hysi duke vlerësuar aktin e amnistisë si shprehje e humanizmit të shtetit, tha se megjithatë ajo nuk është gjithshka. “Ajo që do të kërkohet sot është reforma në drejtësi, e cila duhet të rishikojë mundësinë e hartimit të një kodi të ri penal, i cili t’i japë fund kodit aktual penal, të disbalancuar”, tha Hysi.
Gjithashtu, ajo i cilësoi si ‘keqinformime’ deklaratat e opozitës, që pretendon se Komisioni i Venecias ka kundërshtuar draftin e reformës në drejtësi.

“Ky është keqinformimi më i madh i opozitës. Komisioni i Venecias i jep mbështetje të fortë reformës dhe vlerëson se Shqipëria ka nevojë për një reformë radikale”, tha ajo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button