☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.49 ▼1.26%
ARI 4,032 ▼0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,144 ▼ -0.74% ETH $2,326 ▼ -0.58% XRP $1.2925 ▼ -1.85% SOL $100.6800 ▼ -0.78%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.49 ▼1.26 % ARI 4,032 ▼0.49 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.49 ▼1.26 % ARI 4,032 ▼0.49 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kosova

Konjufca për çështjen e presidentit: Shkojmë në zgjedhje nëse ky është vullneti i opozitës

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministri i Jashtëm dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, tha se çështja e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit varet nga vullneti i partive opozitare.

“Shkojmë në zgjedhje të reja nëse ky është vullneti i opozitës, nuk kemi çfarë të bëjmë”, tha ai për mediat më 15 prill.

Duke folur për propozimet që mund të bëjë subjekti më i madh opozitar, Partia Demokratike e Kosovës, Konjufca tha se në këtë parti ka “emra të pakapërcyeshëm” për LVV-në dhe nëse këta emra propozohen, sipas tij, më pas ky subjekt opozitar do të fajësonte partinë në pushtet për dështim të zgjedhjes së presidentit.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha shkurt për mediat se është në kontakt me krerët e partive opozitare, dhe “kur ka rezultate atëherë ju njoftojmë”.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë afat deri më 28 prill që të zgjedhin presidentin, në të kundërtën vendi do të shkojë në zgjedhje.

Kreu i LVV-së, njëherësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditë më parë ka zhvilluar takim me Lumir Abdixhikun, kryetarin e subjektit opozitar, Lidhja Demokratike e Kosovës, por takimi ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje për presidentin.

LVV-ja më herët ka paralajmëruar edhe akime të tjera me LDK-në dhe PDK-në. Që nga 4 prilli, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka marrë postin e ushtrueses së detyrës së presidentit, pasi ish-presidentes Vjosa Osmani i skadoi mandati pesëvjeçar.

LVV-ja e Kurtit më 5 mars propozoi dy emra për pozitën e presidentit: Glauk Konjufcën, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe deputeten Fatmire Mullhaxha -Kollçaku. Në mungesë kuorumi, procesi ka mbetur në gjysmë.

Të nesërmen, ish-presidentja Vjosa Osmani prezantoi një dekret për shpërndarje të Kuvendit dhe hapje të rrugës për zgjedhje të reja. Vetë Osmani e synonte edhe një mandat të dytë, mirëpo nuk e siguroi mbështetjen e nevojshme në këtë drejtim.

Dekreti u dërgua në Gjykatën Kushtetuese nga Qeveria.

Gjykata më pas doli me vendim duke thënë se dekreti i ish-presidentes nuk ka pasur asnjë efekt juridik dhe e përcaktoi 28 prillin si afat të fundit për zgjedhje të presidentit, në të kundërtën shteti shkon në zgjedhje që duhen të mbahen brenda 45 ditësh.

Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar bindshëm zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit të vitit 2025 dhe gëzon 57 ulëse në Kuvend, por ato janë të pamjaftueshme për zgjedhjen e presidentit, meqë për të finalizuar këtë proces nevojiten të paktën 80 vota në Kuvendin me 120 deputetë./REL

The post Kosovë/ Konjufca për çështjen e presidentit: Shkojmë në zgjedhje nëse ky është vullneti i opozitës appeared first on Sot News | Lajme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.