☁️
Tiranë 7°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 102.83 ▼0.05%
ARI 4,605 ▲1.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,680 ▲ +0.28% ETH $2,064 ▲ +0.8% XRP $1.3229 ▼ -2.15% SOL $83.7100 ▲ +0.07%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.83 ▼0.05 % ARI 4,605 ▲1.05 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.83 ▼0.05 % ARI 4,605 ▲1.05 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Lajmet e mira nga Fibank Albania – Intervistë me Bozhidar Todorov, Drejtor i Përgjithshëm

Kohët e fundit kemi dëgjuar lajmin për hyrjen e Bullgarisë në Bashkimin Europian të Bankave. Si ndikon kjo ngjarje për Fibank Albania?

Fibank Albania ka patur disa lajme të mira së fundmi, si rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme të bëra para dhe gjatë kësaj periudhe, me gjithë situatën e përgjithshme globale të Covid-19 që është në qendër të gjithçkaje. Fakti që Bullgaria u bë pjesë e Bashkimit Europian të Bankave e forcon pozicionin e Fibank në rajon dhe na bën të jemi anëtare të klubit elitar të Bankave Europiane. Anëtarësimi do të forcojë pozicionin tonë në treg si dhe do të lejojë zhvillime dhe kontribut më të shpejtë në ekonominë e vendit. Bullgaria u bë gjithashtu anëtare e ERM II, mekanizmi që çon në eurozone, një lëvizje mjaft e rëndësishme drejt thelbit të Europës.

Rezultatet tuaja financiare të gjysmës së parë të vitit 2020 ishin shumë të mira duke marrë parasysh situatën e përgjithshme. Si i arritët këto rezultate?

Rezultatet tona pozitive të viteve të fundit vazhduan edhe gjatë gjysmës së parë të vitit 2020. Fibank tregoi rritje në të gjithë treguesit kryesorë financiarë gjatë gjysmës së parë të vitit me një normë rritjeje mbi mesataren e sistemit bankar. Jemi ndër 3 bankat kryesore për rritjen e aktiveve, kredive dhe depozitave. Ky rezultat duke marrë parasysh situatën e përgjithshme, krijon një situatë pozitive në bankën tonë dhe një motivim për të bërë akoma më mirë.

Cilat janë strategjitë e Fibank për periudhën e ardhshme dhe qëllimet kryesore për këtë vit?

Fibank ofron vazhdimisht produkte dhe shërbime të veçanta për qytetarët shqiptarë. Veçanërisht këtë verë, ne u ofruam depozituesve jo vetëm normat më të larta të interesit për afate të ndryshme maturimi e efleksibilitet të lartë, por edhe një paketë të plotë shërbimesh bankare pa komisione. Përmes Fibank, klientët munden gjithashtu të investojnë në instrumente të ndryshëm si bondet e korporatave, bondet e qeverise shqiptare ne Leke & Euro, fonde investimesh, etj. Stafi i Fibank ofron këshillat e nevojshme financiare për të gjithë individët e interesuar.

Këtë muaj do të lançojmë platformën innovative Mobile Banking për të gjithë klientët. Përmes kësaj platforme klientët tanë mund të kryejnë operacionet bankare vetëm me nje klik nga celulari. Ky version inovativ i Mobile Banking do t’u mundësojë klientëve tanë të kenë bankën në duart e tyre. Eshtë i lehtë, i shpejtë dhe tepër i thjeshtë për t’u përdorur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.