🌧️
Tiranë 8°C · Shi i lehtë 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,924 ▲ +1.35% ETH $2,025 ▲ +1.91% XRP $1.3464 ▲ +1.48% SOL $83.4300 ▲ +0.76%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kronika

Lalla: Intensifikim hetimeve të asteteve të krimit të organizuar

-Prokurori i Përgjithshëm firmos marrëveshjen me kreun e Antimafias italiane-

 PROKURORIA-1Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla deklaroi sot gjatë një konference për shtyp pas takimit me Prokurorin Kombëtar të  Antimafias italiane, Franco Roberti, se është arritur nënshkrimi i një marrëveshjeje bashkëpunimi dypalësh me partnerët italianë.

Kryeprokurori Lalla theksoi se, mbetet sfidë perballja me krimin e organizuar. Për këtë Kryeporkurori Llalla u shpreh se është me rëndësi bashkëpunimi me partnerët italianë.

Kryeprokurori Lalla gjithashtu paralajmëroi se, do të ketë intensifikim të hetimit të aseteve që rrjedhin nga veprimtaria kriminale. Llalla u shpreh se “përballja ndaj krimit të organizuar ështe një sfidë që do ta realizojmë”.

“Partnerët tanë italianë kanë tashmë  një përvojë të konsoliduar që shërben si pikë orientimi. Diskutuam dhe nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit dypalësh.

Krimi i organizuar është i zhvilluar si në formë edhe përmbajtje. Prandaj është intensifikuar puna e Prokurorisë. Në saj të kësaj marrëveshjeje me partnerët tanë italianë shpresojmë që të rrisim bashkëpunimin tonë”, tha Prokurori I përgjithshëm Adriatik Llalla.

Ndërsa Prokurori Kombëtar i Antimafias italiane, Franco Roberti u shpreh se marrëveshja është bashkëpunim në luftën ndaj krimit të organizuar.

Me anë të kësaj marëveshjejej tha Roberti, ne bashkërendojmë veprimtarinë e përbashkët në luftën ndaj krimit, pasi organizatat kriminale trajtojnë trafiqe të ndryshme ilegale

“Bashkëpunimi mes dy autoriteteve tona bëri të mundur edhe realizmin e këtij takimi dhe arritjen e kësaj marrëveshjeje kundër krimeve të ndryshme. Marrëveshja e parë e mirëkuptimit është nënshkruar në 1997-ën. Këto vite është bërë shumë në këtë aspekt duke përforcuar më tej bashkëpunimitn tonë në shkëmbimin e të dhënave”, tha Roberti.

“Italia dhe Shqipëria kanë nënshkruar një traktat bashkëpunimi në vitin 2007, për këtë kemi vendosur të nënshkruajmë këtë memorandum duke marrë parasysh nevojat për një bashkëpunimim më të thellë mes dy vendeve kundër veprimtarisë kriminale”, tha Roberti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.