Lame: Politika t’i qëndrojë larg Kadastrës, po çoj dosje për hetim
Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame deklaroi nga Patosi në Fier se “procesi i certifikimit të tokës me ligjin e ri po ecën me ritme dyfishin e vitit të kaluar dhe disa fishin në raport me vitet paraardhëse”.
Në një prononcim për mediet, Lame tha se “ky proces sidomos në zona si Patosi njerëzit janë të interesuar presin të marrin kredi dhe pa certifikuar tokën nuk bëjnë dot asnjë veprim”.
Gjithashtu, Lame i ka kërkuar politikës t’i qëndrojë larg institucionit të Kadastrës duke ju referuar pretendimeve të ngritura nga deputeti i zgjedhur në Fier, Petro Koçi.
Në lidhje me dosjet në SPAK, Lame tha se ka qenë vetë Kadastra që ka dërguar dosje të cilat kanë nevojë për hetim.
Ai tregoi gatishmëri për t’i hapur dyert SPAK për çdo dosje që mendohet se ka parregullsi.
“Politika të rrijë larg këtij procesi. Politika të merret me vizionin, drejtimin, komandanti i anijes të komandojë anijen. Ai që ndez dhe që mban motorin të punojë që është Kadastra në rastin konkret, le të na lërë të bëjmë punën tonë. Po ngatërruam rolet, anija nuk do të ecë ose do shkojë të përplaset diku. Politika le të rrijë larg këtyre proceseve”, apeloi ai.
“Unë vetë si Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës kam çuar dhe po çoj dosje për hetim të mëtejshëm me një arsyetim shumë të thjeshtë: ka dy kategori dosjes, e para mitmarrja, futja e dorës në xhepin e tjetrit dhe e dyta janë problematikat për shitblerje të dyshimta. Kjo kërkon më tepër kohë dhe më e rëndësishme për tu bërë. Bujrum kush të dojë, prokurori apo SPAK të na ndihmojë në këtë proces”,nënvizoi Lame.
Lame ishte në Patos në kuadër të vazhdimit të procesit të ndarjes së certifikatave të pronësisë për qytetarët që i kanë përfituar ato në bazë të ligjit 7501.
Artan Lame: Procesi i certifikimit të tokës me ligjin e ri po ecën me dyfishin e vitin e kaluar dhe me 7-8 fishin e viteve të mëparshme, në zona fushore sidomos. Njerëzit janë të interesuar. Ndjejmë dhe pjesëmarrjen e njerëzve. Sistemi i adresave është problem dhe i bëjmë thirrje njerëzve të aplikojnë në e-albania. Në zyra apo duke marrë noter.
Pyetje: Si i komentoni akuzat që ka hedhur deputeti i zgjedhur i PS, Petro Koçi?
Artan Lame: “Hedhur akuza” më duket fjalë e rëndë, por gjithsesi. Politika t’i rrijë larg këtij procesi. Të merret politika me vizionin dhe të drejtojë anijen. Motorristi që jemi ne të bëjmë punën tonë. Politika të rrijë larg këtyre proceseve. Unë vetë si drejtor i përgjithshëm i Kadastrës kam çuar dhe po çoj dosje për hetim të mëtejshëm. Ka dy kategori dosjesh: ato ku përfshihet mitmarrja, gjoba dhe futja e dorës në xhepin e tjetrit dhe shitblerje të dyshimta regjistrime të dyshimta. Kjo kategoria e dytë kërkon më tepër kohë. Me të dy këto procese po ecim. Le të vijë SPAK të na ndihmojë në këtë proces.