Kronika

Lazarat, arrestohet 53-vjeçari që qëlloi me armë policinë

pranga3-320x227Një 53-vjeçar u arrestua nga policia ditën e sotme, pasi akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë ndaj forcave të Policisë së Shtetit në Lazarat.

Avdul Boçia ishte një ndër personat që qëlluan me armë zjarri në drejtim të efektivëve të policisë gjatë operacionit të këtyre për asgjësimin e lëndëve narkotike në Lazarat.

Ai ishte shpallur në kërkim që prej fillimit të operacionit antikanabis të policisë në Lazarat.

Gjatë kontrollit që policia ushtroi në banesën e tij, u gjetën 1 armë zjarri automatik, 70 fishekë dhe 4 krehra me fishekë.

Deri tani policia ka arrestuar 40 persona në kuadër të operacionit antidrogë të nisur në Lazarat prej thuajse para një muaji.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button