☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 19 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 97.30 ▼1.74%
ARI 4,203 ▲0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
₿ CRYPTO
BTC $82,701 ▲ +1.19% ETH $2,430 ▲ +0.8% XRP $1.3120 ▲ +1.44% SOL $105.6400 ▲ +2.13%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 97.30 ▼1.74 % ARI 4,203 ▲0.53 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 97.30 ▼1.74 % ARI 4,203 ▲0.53 %
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
19 Tet 2026
Breaking
Kosova

LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ekipi i saj, thotë Zemaj

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka arritur një dakordim për bashkëpunim me ish-presidenten Vjosa Osmani në zgjedhjet e 7 qershorit.

Duke folur në emisionin FIVE të RTV Dukagjinit, Armend Zemaj deputet i LDK-së, tha se bëhet fjalë për një bashkëpunim parimor dhe ideologjikisht të përafërt me partinë, ku secila palë do të ruajë subjektivitetin e vet, ndërsa garimi do të bëhet brenda listës dhe me logon e LDK-së.

“Ajo që është diskutuar dhe na është paraqitur nga kryetari është një bashkëpunim parimor dhe ideologjikisht i përafërt me LDK-në, duke ruajtur subjektivitetin e secilit në këtë garë zgjedhore brenda listës së LDK-së”, ka deklaruar Zemaj.

Për listat zgjedhore pritet të dorëzohen më 12 maj, ai ka theksuar se një pjesë e kandidatëve do të vijnë nga lista e Osmanit.

“Mund të jetë rreth 20 anëtarë të rinj nga ajo që propozon, besoj që do të jenë emra që i përshtaten edhe profilit të së djathtës”, u shpreh Zemaj.

Sa i përket reagimeve brenda partisë, ai theksoi se ka një pritje të përzier ndaj këtij bashkëpunimi.

Zemaj ka shtuar se përgjegjësia për krijimin e listës dhe partneritetet i takon kryetarit të LDK-së, ndërsa theksoi se qëllimi i përbashkët mbetet ndryshimi i qeverisjes aktuale.

“Në aspektin procedural është përgjegjësi e kryetarit të LDK, sepse i besohet krijimi i listës bashkë me degët dhe kryesinë , kryetarit i besohet platforma edhe partneriteti me koalicione ose me individë si në këtë rast. Në çështjen e brendshme ka reflektim pozitiv por ka edhe zëra që nuk e harrojnë atë çfarë ka ndodhur prej 2021ës, edhe deri në zgjedhjet e fundit nacionale. Interesi i përbashkët është ta ndryshojmë këtë qeverisje…”, ka deklaruar Zemaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.