🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 14 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
₿ CRYPTO
BTC $70,597 ▼ -0.54% ETH $2,074 ▼ -1.08% XRP $1.3897 ▼ -0.21% SOL $86.8900 ▼ -1.88%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
14 Mar 2026
Breaking
Kosova

Lehtësira të përkohshme për qytetarët serbë pa dokumente

Qeveria e Kosovës ra dakord që t’u ofrojë disa lehtësira të përkohshme qytetarëve serbë të Kosovës, të cilët nuk kanë dokumente të institucioneve të Kosovës.

Ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi,  Peter Sorensen,  u ra dakord për disa lehtësira të përkohshme për qytetarët serbë të Kosovës që nuk kanë dokumente të institucioneve kosovare. Ujdia u arrit gjatë vizitës të tij në Kosovë, një ditë para se ligji për të huajt të hyjë në fuqi më 15.03. Sipas marrëveshjes, Kosovë-BE, punonjësve serbë të arsimit dhe shëndetësisë, si dhe studentëve, do t’u mundësohet marrja e një lejeje të përkohshme qëndrimi me një periudhë fillestare prej 12 muajsh, si dhe njohja e letërnjoftimeve që posedojnë, të lëshuara nga strukturat paralele serbe, deri në një zgjidhje të mëtejshme.

Masat të përkohshme – do të vazhdohet shkrirjen e sistemit arsimor serb në atë të Kosovës

Ligji për të huajt që hynë në fuqi nga dita e dielë, parasheh që të gjithë personat që nuk posedojnë dokumente të Kosovës të pajisen me leje qëndrimi, ndërsa automjetet me targa të huaja nuk do të mund të qarkullojnë në Kosovë për më shumë se tre muaj, përveç nëse kanë autorizim përkatës. Pas takimit të së shtunës Sorensen-Kurti, u vendos që këto rregulla të mos zbatohen menjëherë për serbët e Kosovës pa dokumente kosovare.

Pamje nga Mitrovica
Lehtësimet për qytetarët serbë jeüen para hyrjes në fuqi të ligjit për të huajtFotografi: Chris Huby/Le Pictorium/MAXPPP/dpa/picture alliance

Kryeministri Albin Kurti tha se “Qeveria do të vazhdojë punën për shkrirjen e plotë të sistemit arsimor dhe shëndetësor serb në sistemin e vetëm të Kosovës”, ndërsa është pajtuar për të mundësuar leje të përkohshme qëndrimi për punonjësit shëndetësorë dhe ata të arsimit, në mënyrë që serbëve lokalë të mos u mungojnë shërbimet bazike derisa Kosova t’i ketë këto sisteme plotësisht brenda sistemit të Kosovës.

“Qeveria do të pajiset nga krerët lokalë me lista të stafit akademik dhe shëndetësor të angazhuar në ofrimin e këtyre shërbimeve, këto lista pastaj do të shërbejnë për dhënien e lejeve të përkohshme të qëndrimit për qytetarët e huaj që aplikojnë në Ministrinë e Brendshme e Kosovës”, tha Kurti. Sipas tij, “e njëjta vlen edhe për studentët serbë që qëndrojnë në Kosovë për studime, për të cilët krerët komunalë do të ofrojnë listën e tyre me hollësi për fushën e studimeve për t’iu dhënë leje të përkohshme qëndrimi me afat 12-mujor, dhe me mundësi vazhdimi nëse i vazhdojnë studimet”.

Takim mes Peter Sørensen dhe kryeministrit, Albin Kurti
Sipas marrëveshjes, Kosovë-BE, punonjësve serbë të arsimit dhe shëndetësisë, si dhe studentëve, do t’u mundësohet marrja e një lejeje të përkohshme qëndrimi me një periudhë fillestare prej 12 muajshFotografi: Press office of the Kosovo Prime Minister

Petkoviq: Shmanget skenari më i keq

I ngarkuari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, tha se “e mirëpret angazhimin e Kosovësndaj sundimit të ligjit dhe vendimin e saj të dhjetorit për të zbatuar gradualisht Ligjin për të huajt dhe atë për automjetet”, gjë që sipas tij “mundëson një fushatë gjithëpërfshirëse dhe të qasshme për ata që preken nga ligji”. Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se “zgjidhja e arritur lidhur me zbatimin e plotë të Ligjit për të huajt do ta mundësojë funksionimin e pandërprerë dhe normal të institucioneve shëndetësore dhe arsimore serbe në Kosovë”, duke shtuar se kjo shmang, siç thotë, “skenarin më të keq të mundshëm të mbylljes së institucioneve serbe në Kosovë”.

Peter Sorensen takohet në Bruksel me Besnik Bislimin dhe kryenegociatorin serb, Petkoviq
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se “zgjidhja e arritur do ta mundësojë funksionimin e pandërprerë dhe normal të institucioneve shëndetësore dhe arsimore serbe në KosovëFotografi: Press office of the EUSR

Marrëveshja e së shtunës Kosovë-BE, që u ofron lehtësira të përkohshme qytetarëve serbë të cilët nuk kanë dokumente të institucioneve të Kosovës, u mirëprit nga shefja e BE-së për politikë të jashtme, Kaja Kallas, e cila tha se “kjo ka krijuar një momentum të ri për t’i çuar përpara marrëdhëniet mes BE-së dhe Kosovës dhe dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”. “Marrëveshja e sotme për regjistrimin civil dhe Ligjin për të Huajt shënon një hap të rëndësishëm përpara për të mirën e të gjithë njerëzve në Kosovë. Është thelbësore të sigurohet vazhdimësia në ofrimin e shërbimeve publike. Faleminderit të gjithëve që u angazhuan në mënyrë konstruktive për ta bërë këtë të mundur. Duke ecur përpara, mbetet jetik zbatimi i marrëveshjeve të kaluara dhe ky progres krijon një momentum të ri për Dialogun Beograd-Prishtinë, dhe unë jam gati të organizoj një takim të nivelit të lartë së shpejti”, shkroi Kallas në platformën X.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.