☁️
Tiranë 10°C · Vranët 20 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 97.53 ▲2.07%
ARI 4,504 ▼2.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,198 ▼ -0.15% ETH $2,134 ▼ -0.46% XRP $1.4354 ▼ -0.69% SOL $89.1700 ▲ +0.25%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 97.53 ▲2.07 % ARI 4,504 ▼2.2 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 97.53 ▲2.07 % ARI 4,504 ▼2.2 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Lejet e ndërtimit on-line, Rama: Hap përpara

Në Tiranë u mbajt sot Konferenca për prezantimit e sistemit elektronik të lejeve të ndërtimit “Lejet online të ndërtimit”. I pranishëm në këtë aktivitet, kryeministri Edi Rama tha se, ky shërbim është një hap përpara, me ndryshimet dramatike që ka pësuar territori.

“Lejet e ndërtimit on-line është një hap përpara që Shqipëria bën dhe shkon në një drejtim si në vendet e tjera. Shqipëria ka një trashëgimi shumë të rëndë në raport me bazën e të dhënave me pronën dhe territorin. Territori ka pësuar një ndryshim dramatik, me afro 400 mijë ndërtime pa leje. Që i kanë zhvleftësuar strategjitë dhe planet në letër dhe i kanë hedhur në lumë të gjitha paratë për plane e strategji, pasi zhvillimi në territor ka qenë më i shpejtë sesa aktivizimi i planeve. Nëse do bënim një muze të Shqipërisë së planeve në këto 25 vite, dhe Shqipërisë reale, do shihnim dy botë paralele”, u shpreh Rama.

Rama foli për procesin e Berlinit, për të cilin tha se nuk është një garë ku vendet vrapojnë për të marrë sa më shumë para. Rama tha se qeveria shqiptare po ndjek një rrugë dhe se deri tani ka qenë më shpejt se Bashkimi Evropian.

KM Rama ne Takimin e  per nje rajon kompetitiv.Foto Flor Abazaj  (1)“Ta çmontojmë idenë se procesi i Berlinit është një garë ku vendet vraprojnë kush të marrë më shumë para. Nuk është kështu. Ne kemi vendosur një hartë për rrugën që do të ndjekim dhe deri tani kemi qenë më shpejt se BE. Ne e kemi të nevojshme të vrapojmë, ata jo. Ata janë në një situatë të ndërlikuar dhe mbështetja që i kanë dhënë procesit është i një rëndësie të jashtëzakonshme, por paratë do të vijnë pjesë-pjesë dhe nuk do të jenë kurrë aq sa imagjinon fantazia jonë kolektive. Ka diçka më të rëndësishme, ajo që mund të bëjmë pa para për të prodhuar më shumë para”, tha Rama.

Ndërsa Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni tha se lejet elektronike ose e-Lejet janë një hallkë e rëndësishme e planifikimit të zhvillimit urban.

KM Rama ne Takimin e  per nje rajon kompetitiv.Foto Flor Abazaj  (2)Sipas Gjermenit, ky shërbim thjeshton procedurat për investitorët dhe qytetarët për lejet e ndërtimit. “Ky aktivitet do të shërbejë edhe si një platformë për të intensifikuar marrëdhëniet mes vendeve të rajonit. Shqipëria ka hyrë tashmë në një rrugë në fushën e planifikimit të zhvillimit urban që garanton mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Krijimi i sistemit elektronik, është një hallkë e domosdoshme pas nismave historike të ndërmarra në fushën e planifikimit. Është pjesë e platformës e-Albania. Ofrimi i këtij shërbimi, i cili thjeshtëson procedurat për investitorët dhe qytetarët, është bërë realitet që prej 20 prillit”, tha Gjermeni.

Edhe Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito tha se ky shërbim do të përshpejtojë edhe procesin e anëtarësimit të vendit në BE.

“Rajoni ynë ka gjithçka që të bëhet pjesë e tregut unik dixhital dhe kjo shumë më shpejt se sa procesi i gjatë që do të na duhet të kalojmë për të arritur deri në anëtarësimin në BE. Bërja pjesë në këtë treg mund të përshpejtojë të gjithë procesin tonë të anëtarësimit. e-Lejet janë pjesë e një programi shumë të madh. Ky dixhitalizim prek në radhë të parë bizneset, që nga regjistrimi i tyre, prokurimet publike, tatimet që kanë të gjitha procedurat online dhe një sërë shërbimesh të dedikuara për bizneset që kanë ndikim në treguesit e Doing biznes për Shqipërinë”, theksoi Harito.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.