Ekonomia

Leskaj : Ja rreziqet më të mëdha për ekonominë shqiptare

Për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj ekonomia shqiptare po përballet me një sërë rreziqe, ku më i madhi mbetet ai i korrupsionit dhe keqmanaxhimit të pasurive natyrore.
Në konferencën e katërt shkencore me temë “Analiza e Riskut”, ku merr pjesë edhe Ministri i Financave Arben Ahmetaj, kreu i KLSH-së tha se : “Jetojmë në një mjedis të ngarkuar nga një debat i ashpër politik. Duhet të bëjmë përpjekjet tona që idetë dhe sugjerimet tona ti mbajmë larg politikës së ditës duke respektuar formatin e kësaj konference dhe standartet e institucionit të lartë të auditimit të KLSH.
Raporti i rrisqeve globale 2015 i Forumit Botëror Ekonomik në Gjenevë rendit si risqe me propabilitet më të madh për të ndodhur në ekonominë botërore dhe që kanë impakt më të lartë dukur si deflacionin, krzat financiare, goditjet e çmimit të energjisë, dështimin e mekanizmave themelorë financiarë, papunësinë strukturore të lartë, apo të tjera si pabarazia e ndjeshme nga të ardhurat, përmbytjet, paqëndrushmëritë e thella politike dhe sociale.
Nëse këtë hartë e sjellim në Shqipëri, mundësia e ndodhjes e pjesës dërmuese të këtyre risqeve përgjatë 2016 është tejet e lartë. Risku më i lartë është ai i ngritur sistem në administratën shtetërore, risku i shfrytëzimit pa kriter të pasurive natyrore, keqmenaxhimit të kontratave koncesionare, sidomos në marrëveshjet hidrokarbure, mosmenaxhimi i mirë i partneriteteve publik-privat me kosto tejet të rëndë për buxhetin e shtetit etj.

Kreu i KLSH-së tha se : “korrupsioni duhet të zbulohet dhe denoncohet, të sigurohemi se nuk ka vend ku të fshihet, duke rritur transparencën e buxheteve qeveritare, informacionit tatimor dhe prokurimit publik për të penguar evazionin fiskal dhe për të vënë në dukje vjedhjen ose keqpërdorimin e taksave të taksapaguesve.Gjykojmë se risku i efektivitetit dhe efiçensës së punës së audituesve të brendshëm është shumë i lartë. Strategjia e menaxhimit të riskut nuk po zbatohet si duhet dhe puna e kordinatorëve të riskut të cilët janë dhe nëpunës autorizues të çdo enti publik lë për të dëshiruar”.
Leskaj tha se “si KLSH kemi kërkuar që risku i borxhit të pakësohet duke përdorur 50% të të ardhurave nga privatizimet strategjike për shlyerjen e këtij borxhi dhe të respektohen objektivat në strategjinë për menaxhimin e financave publike 2014-2020 në lidhje me borxhin publik. Mosrespektimin e parashikimeve të strategjisë për nivelet e borxhit duhet ta konsiderojmë si problem të mbartuar dhe jemi përgjegjës të gjithë dhe duke u përpjekur të gjithë për ta zgjidhur dhe jo ta mendojmë vetëm si përgjegjësi të Ministrit të Financave”.

Një tjetër risk për ekonominë ai rendi rënien e eksporteve. “Tjetër shembull i një risku që po të verifikohet sjell shumatore të tjera në ekonominë shqiptare është rënia e eksporteve. BB i parashikon me 10% ulje për këtë vit. Në rast se një risk të tillë e parashikojmë dhe llogarisim mirë, mund të pakësohet dhe të ulen pasojat në ekonomi”, tha Leskaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button