Kryeartikull

Letër të pandëshkuarit nga Fromm

Zoti Sali Berisha,

Unë që po ju drejtohem juve, jam Erich Fromm, filozof, psikolog social dhe psiko-analist.

Pavarësisht se më njihni apo jo, unë duke ndjekur veprimtarinë tënde afërsisht 30 vjeçare në politikën shqiptare gjatë tranzicionit, për çudinë time-sjellje, qëndrime dhe veprime tuajat si dhe disa tipare karakterologjike të personalitetit tuaj, vërtetojnë tezat e mia të parashtruara në studimin tim me temë: “Anatomia e destruktivitetit njerëzor”.

Rezultatet e këtij studimi janë mbështetur në vëzhgimet e mia për njërën prej figurave më destruktive të shekullit të XX, siç është ajo e Hitlerit, në këndvështrimin psiko-analitik të personalitetit të tij

Përfundimet e arritura nga ky studim më treguan se persona të tillë si Hitleri dalin në kushte të përgjithshme krize social-ekonomike e politike, kur një grup apo një masë e tërë njerëzish përfshihen nga gjithfarë ndjenjash shqetësimi, agresiviteti e urrejtjeje, atëherë në krye të tyre ata nxjerrin personat që këto ndjenja i kanë të shprehura më qartë.

Dhe tek Hitleri mund të konstatohet jo vetëm një bartës i destruktivitetit që buronte nga qenia e vet, por edhe atë destruktivitet që buronte nga urrejtja dhe agresiviteti i asaj mase njerëzish që i shkojnë pas liderit të tyre. Ne nuk e dimë se pse njeriu i prirë për shkatërrim duhet të jetë vetë djalli, por jemi të bindur se ai nuk mund të ketë kurrfarë dinjiteti dhe se vula e Kainit që ndodhet në të duhet për këdo të jetë e dukshme dhe e dallueshme.

Kjo më krijoi mundësinë të përcaktoj nekrofiline si shfaqja më direkte e destruktivitetit irracional të shkatërrimit në emër të shkatërrimit, si një tipar i rrënjosur në natyrën e njeriut, si një shprehje e programit instiktiv të sjelljes së tij. Nekrofili mendon dhe vepron në emër e në funksion të pasionit të tij për shkatërrim e shfarosje. Natyra të tilla diabolike ekzistojnë, megjithëse shumë të rralla.

Njerëz të tillë duke përfituar pushtet dhe influencë paraqesin kërcënim real për shoqërinë, sepse, ata zotërojnë prirje kaq të fuqishme shkatërrimtare, të atilla siç i kishte Hitleri, që vala e protestave masive, e pasioneve instiktive dhe e thirrjeve destruktive për dhunë mund të marrin përmasa të përbindshme e tepër të rrezikshme për çdo vend.

Në studimin tim kam dashur të pasqyrojë gabimin e përhapur, i cili s’na lejon të dallojmë në mjedisin tonë Fyreret e mundshëm qysh se ata të na tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë.

Sigurisht-jo çfarëdo personi destruktiv mund të bëhet Hitler, në qoftë se ai nuk i ka dhuntitë përkatëse. Por ai mund të bëhet një SS-efikas. Nga ana tjetër, Hitleri nuk ishte gjeni dhe aftësitë e tij nuk ishin të mbinatyrshme. Në të vërtetë unikale ishte situata social – politike, në të cilën ai mundi të ngrihet gjer në lartësi të tilla. Nuk mund të përjashtohet, që midis nesh jetojnë qindra fyhrere potencialë, të cilët do të mund të vijnë në pushtet, në qoftë se do të bjerë ora e tyre historike-Në Shqipëri, ora historike të ra ty Sali.

Nuk do t’ia vlente të merresha me ty Sali, se mendova që pas dorëheqjes do të shijoje pensionin me familjen, fëmijët, nipërit, mbesat, ashtu siç bëjnë në këto raste shumica e politikanëve në botën e qytetëruar. Por sjelljet, qëndrimet dhe veprimet e tua më detyruan të merrem me një figurë groteske si ty, jo për të të zbuluar fytyrën tënde të vërtetë, se atë tashmë e di çdo shqiptar, madje edhe të tutë, por më tepër për të bërë spektralizimin e profilit tënd në optikën psikoanalitike. Sepse qenia jote ende influente në politikë, përbën një kërcënim real për shoqërinë.

Ti Sali, u shfaqe papritur nga “Hiri i Zhuritur” i Diktaturës si “Feniks” i Demokracisë dhe herë pas here ja bef si CRISPINUSI”- (një njeri destruktiv, i neveritshëm e i mërzitshëm dhe që nuk durohet ta dëgjosh më) dhe bëhesh protagonist kobëzi.

Me një përvojë shumëvjeçare në politikë, ti Sali-“arkitekt” konfliktesh të egra, armik i miqve të tu më të mirë, i frikshëm për të afërmit, shpërfillës i ligjeve, me përjashtim të atyre që bëjnë dëm, i shqetësuar edhe nga era më e lehtë, armiqësor dhe agresiv ndaj fjalëve dhe punëve të mira, gjithmonë i gatshëm të godasësh e të veprosh vetëm me dhunë deri në vrasje e shkatërrime, “skenarist” dhe “regjisor” intrigash e improvizimesh ngjarjesh e situatash irreale, inspirues i turmave vulgare për të “marshuar” drejt marrjes së pushtetit me dhunë, si Lenini. Lenini, Sali kërkonte vetëm “një tribunë” për të bërë revolucion, po ju z.Sali….që keni në dispozicion jo një por dhjetëra tribuna e studio televizive me moderatorë të “dashuruar” pas teje, midis të cilëve spikat “Open” i Miss Enit dhe “Opinion” i Mr. Fevziut, që nuk të “harrojnë” të të thërrasin çdo muaj, juve pra, me gjithë këtë “artileri të rëndë mediatike”, e merrni me mend se çfarë keni bërë dhe çfarë mund të bëni dhe realisht po bëni?

Dhe në fakt ja keni bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve atë mynxyrë, që “Fuçiku” shqiptar, poeti Arben Duka, aq bukur e ka hedhur në vargje atë që “/nuk ia ka bërë asnjë armik /ndaj në çdo fletë të historisë /ti je Mallkimi më Biblik”.

Mallkimi më Biblik

E shohim të domosdoshme të bëjmë një përmbledhje të shkurtër, me prova dhe fakte, që tregojnë destruktivitetin dhe agresivitetin si edhe dhunën e ushtruar nga ty dhe të tutë, ndaj pronës private dhe publike, grupeve të caktuara sociale dhe kundër kujtdo që nuk është dakord me mendimet e veprimet e tua dhe të atij sekti partiak, i kamufluar si parti politike. Të gjithë janë dëshmitarë të shkatërrimit të pyjeve, fabrikave, uzinave, çerdheve, kopshteve, shkollave, qendrave shëndetësore e kulturore, spitaleve, kinemave e teatrove, e çdo gjëje tjetër që lidhej me jetën sociale e ekonomike të njerëzve. E i gjithë ky shkatërrim u justifikua në emër të anti-komunizmit, duke e gënjyer dhe mashtruar popullin me “Çekun e Bardhë”, vaporët amerikanë, të ngarkuar plot e përplot me mall e dollarë për popullin shqiptar”. Po çfarë fitoi në të vërtetë populli?

“Terapinë e Shokut” dhe anarkinë totale deri në marrëzi, kudo në institucionet shtetërore e publike duke i katandisur në atë gjendje siç janë sot, të shkatërruara e të korruptuara.

Kreshendoja e veprimeve të tua shkatërrimtare, destruktive dhe të dhunshme, filloi me 2 prillin e ’91, i ngjashëm me atë të djegies së Raishtagut gjerman, përndjekja e diskriminimi i ish-komunistëve me ligjin e famshëm 24/1, identik me nenin 55, urrejtja dhe masakrimi i socialistëve më 28 maj’ 96, i ngjashëm me atë të çifutëve të inspiruar nga Hitleri, veshja me të zeza e 3000 nënave shqiptare nga absurdi i piramidave i bekuar prej teje dhe urdhri për bombardimin e Jugut më ’97, kryengritja e armatosur më 14 shtator të ’98, së bashku me skandalin e xhenazes së A. Hajdarit të harruar në mes të sheshit, nga padurimi për të rrëzuar qeverinë.

Gërdeci me 26 të vrarë e qindra të plagosur e dhjetëra shtëpi e biznese të shkatërruara e tokë të minuar, vetëm e vetëm që Familja të fitonte disa miliona dollarë më tepër, e inspiruar nga ty, z.Sali, që bëtë të paditurin dhe e zbatuar nga Fatmir Gërdeci dhe larot e tij por të pandëshkuar e të shpëtuar nga drejtësia tënde politiko-plepiste.

21 janari 2011 me 4 baballarë të vrarë në mes të ditës dhe në mes të bulevardit dhe qindra të plagosur të tjerë, që nuk u ndëshkuat asnjëherë se i zhduke të gjitha provat, pa zënë në gojë dhjetëra vrasje e zhdukje njerëzish, kundërshtarë apo dëshmitarë të veprimeve të tua destruktive dhe nekrofilike, të tillë si R. Hoxha, K. Trebicka, A. Hajdarit, S. Olldashit e dhjetëra të tjerë, ku dyshimet bien mbi ty. Gjithmonë i akuzuar nga ish-njerëzit e tu të afërt.

Njerëzit për ty Sali vlejnë për aq kohë sa të shërbejnë me përulësi dhe verbërisht. Në rast të kundërt, të gjithë e dinë ku përfundojnë.

Një shprehje tjetër e veprimeve destruktive të tua Sali, është edhe burgosja e ish liderit të opozitës F. Nano apo kërcënimi i Edi Rames që në rast përsëritje revoltash jo vetëm që do të ishit i pari që do ta vrisnit, por me kënaqësi prej nekrofili, deklarove se do t’i bëje edhe një varrim madhështor !

Nuk janë vetëm socialistët dhe të gjithë ata që nuk janë dakord me veprimet e tua Sali, të vetmit, mbi të cilët ke drejtuar pasionin tënd destruktiv, por nuk do të mekatonim kundër së vërtetës, nëse do të thoshim se ti njëkohësisht urren edhe Shqipërinë edhe shqiptarët.

Ti Sali i urren të gjithë. Përpos Familjes tënde. Ti urren vetë jetën!

Se nuk ka si shpjegohet gjithë kjo gjëmë biblike, që i ke bërë Shqipërisë, gjatë qeverisjeve të tua. Gjëmë, që nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër të vendeve ish komuniste. Edhe ky fakt tregon shumë për rolin tënd destruktiv e nekrofilik Sali.

Unikale në llojin e vet, e pakrahasueshme me asnjë tjetër lider të të gjitha vendeve ish komuniste në këto 30 vite.I ngjashëm vetëm me liderët e shteteve të Amerikës Latine.

Disa tipare karakterologjike

Që profili yt destruktiv, agresiv dhe i dhunshëm të dalë në pah po rendisim disa tipare karakterologjike të sjelljes, qëndrimeve dhe veprimeve të tua Sali.

Asgjë tjetër nuk të ngjall neveri se, sa pamja e egër dhe e dhunshme e fytyrës tënde Sali.

E zbehtë kur të ikën gjaku (kujto pamjet televizive të fytyrës tënde pas Gërdecit apo atë të 21 janarit me Ndrea Prendin etj.).

E skuqur dhe e përgjakur kur vërshon hakmarrja: venat të fryhen, sytë herë i zgurdullon e herë i shqyen, gjoksi të tundet nga një frymëmarrje gulçuese, britmat e tërbimit ta fryjnë qafën, pastaj gjymtyrët të dridhen, duart të tunden me forcë, i gjithë trupi të lëkundet nga përpëlitjet.

Shtoji këtyre dhëmbët që të kërcasin e kërkojnë të kapërdijnë gjahun në një skërmitje të ngjashme me atë të një derri të egër, fjalët e pa qarta, që ndërpriten nga klithma, buzët që herë dridhen e herë shtrëngohen.

Po! Edhe kafshët e egra e të uritura, kanë një fytyrë më pak të neveritshme. A nuk do të doje ti që t’u tregoje shqiptarëve shëmtinë dhe egërsinë e zemërimit tënd, se çfarë “monstrumi” është njeriu i tërbuar nga inati kundër të ngjashmeve të vet?

-Fjalët e tua janë edhe më të hidhura e më të tmerrshme kur “fyen, shpif, dhe kërcënon qindra gra shqiptare, që merr nëpër gojë e akuzon neveritshëm nënat, motrat e vajzat e kundërshtarëve të tu, pa marrë parasysh se edhe vetë ke grua, vajzë e mbesa. Populli thotë se po e bëre shurrën në det, kripën do ta hash në gjellë.

-Tërbimi të kap kur përgojohet Familja tënde, vajza, djali, mbesat etj., një tërbim i egër, gjakatar, i zbehur, i mbështjellë me errësirë, i neveritur nga të gjithë, përpos atyre, besnikëve që janë gati të vdesin me vdekjen tënde. I gatshëm për ta kthyer përmbys gjithçka: detin, tokën, qiellin, a thua nuk ka mjet tjetër për të mbrojtur veten dhe familjen.

-Demagogjia është një tipar tjetër karakterologjik i sjelljes tënde destruktive. Po t’i analizosh me vëmendje fjalimet e tua, do të konstatosh se ato nuk janë të ngarkuara me hollësi gjykimesh intelektuale apo morale. Ato janë vepra të një fjalori të rrugës, por jo të një njeriu të edukuar, të fisnikëruar, humanist e qytetar.

Ti grumbullon e stis fakte, që vërtetojnë tezat e tua, i plazmon ato njëra me tjetrën me hamendje dhe nxjerr tekstin plotësisht bindës, sidomos për kundërshtarët e tu politikë. Ndërkaq për njerëzit e tu që nuk priren nga arsyeja, por nga emocionet dhe instinktet, ti zotëri, me mjeshtëri ua injekton urrejtjen dhe hakmarrjen deri në atë shkallë, sa që ata janë gati të vdesin e te vriten për ty.

-Zemërimi në sjelljet, qëndrimet, veprimet dhe fjalimet e tua është i vërtetë, jo i shtirur, sepse atë e ushqen urrejtja për çdo gjë të arritur, të suksesshme të kundërshtarit.

Falë pandëshkueshmërisë tënde nga pasardhësit e “fronit” tënd duke filluar nga Nano, Meta, Majko, më i spikaturi Fino, që ndaloi ekstradimin tënd nga Shqipëria (që do të ishte shpëtimi i Shqipërisë) dhe së fundi Edi Rama që premtoi se do ta bënte, ti “fitove” statusin e të “paprekshmit” dhe si i tillë, i përkëdhelur nga media “filoberishiane” dhe nga moderatorët lajkatare, ty t’u krijuan të gjitha mundësitë për të shfaqur protagonizmin tënd, protagonizëm që sjell o dobi o shëmti. Ti vetëm shëmti prodhon nga çdo tribunë, studio apo konferencë shtypi. Kamerat dhe mikrofonat, studiot dhe tribunat të tjetërsojnë. Dhe mbi të gjitha ti kënaqesh me ato që thua, kënaqesh me tingujt e zërit tënd dhe shpesh bie në gjendje ekstaze.

Një siguri e tillë në idetë dhe konstruksionet destruktive mendore si dhe dashuria e madhe për veten, nuk është gjë tjetër veçse shfaqje e “narcizmit malinj”.

Ti nuk largohesh nga politika se e ndjen që do të të harrojnë shpejt. Ti e ke kuptuar më mirë se kushdo, se pushteti është i vetmi instrument që i tërheq njerëzit drejt liderit, prandaj dhe dashuria tënde me politikën dhe pushtetin është e pakufishme.

-Aktrimi është një karakteristikë tjetër e sjelljes tënde destruktive. Mënyra e komunikimit tënd tjetër me të tutë, tjetër me kundërshtarët politikë, tjetër me ambasadorët, tjetër me parlamentarët evropiane e tjetër me kongresmenët amerikanë. E kështu i mashtron dhe i hipnotizon të gjithë, deri në atë shkallë sa që kur vret njerëz të quajnë “burrë shteti”.

Pavarësisht se je një deputet i thjeshtë, përsëri të puthin dorën dhe të luten se e dinë se çfarë pasioni ke për destabilizimin dhe destruktivitetin e vendit me thirrjet e tua për armatosje e revolucion për të përmbysur Edi Ramën. Gjithmonë fantazon vrasje, djegie, shkatërrim…… Kënaqësi narciziste.

-Të gjithë i do nën këmbë: të tutë, mazhorancën, ambasadorët, kongresmenët, europarlamentarët dhe rreth teje turma e servileve dhe lakejve që të pëshpërisin në vesh: “Si guxon ai apo ajo të ta kthejë ty përgjigjen? Ky të të ulë ty para të tjerëve, ti që ke sjellë demokracinë, ti që ke sakrifikuar për këtë popull? Lajka si këto, që edhe mendjet më të ndritura e më të arsyeshme, u bëjnë ballë me vështirësi.

E në këto momente ti shpërthen, zemërohesh, ulërin, bërtet. Këto shpërthime inati, luajnë rol të madh në formimin e figurës tënde klishevenese, sidomos për të huajt-si një zjarrvënës e shkatërrues, që nuk e zotëron dot veten dhe që mund të bësh çdo çmenduri, siç edhe ke bërë.

Shumë të huaj janë të gatshëm të mos të t’i vënë re këto “deformime” të karakterit tënd. Disa, të edukuar me traditat e ndershmërisë intelektuale, thjesht nuk mund të pranojnë mendimin, se njeriu që qëndron përballë, i mashtron. Disa të tjerë për hir të miqësisë e disa të tjerë…., e po fundja njerëz janë edhe ata.!

Si një aktor i vërtetë, me këtë rol ti fsheh hipokrizinë tënde. Hipokrizia jote lidhet me origjinën e lindjes dhe kushtet në të cilat je rritur. Duke i përkitur një shtrese të ulët ekonomike e kulturore, ambicioz e egoist, ti e ke ndjerë këtë dhe ke synuar me marifete të ndryshme përfshirjen tënde me çdo kusht në shtresat më të larta dhe të sigurta të shoqërisë komuniste. Prandaj u bëre edhe anëtar partie, iu vardise edhe fëmijëve të Enverit, Hysniut e të afërmve të tyre. Pastaj pas vdekjes së udhëheqësit, iu vardise Simonit, Ramizit etj. Admirimi që shkaktonte kjo shtresë tek ti, dhe prania tënde në këtë shtresë të jepte mundësinë për t’u hakmarrë ndaj atyre, të cilët nuk të kanë përfillur më parë.

Një njeri pa pikë mëshire dhe keqardhje, vullkan që vlon nga nxitjet arkaiko -primitive, duke dalë jashtë vetes tënde përpiqeshe të tregoheshe besnik i partisë (kujto shoshoret e të tjerë), ti shfaqeshe si i mirë edukuar e familjar i rregullt, siç donte partia, aktivist në punë në lagje e kudo, një xhentëlmen i vërtetë.

Synimet e tua dhe aftësia jote me veprime të tilla, papritmas u bashkuan me realitetin social dhe politik të rënies së komunizmit dhe, në këtë kohë e në vazhdim, ti u tjetërsove.

Nga “komunist i devotshëm”, në një “agjent” të krahut reaksionar e revanshist me propagandë antikomuniste dhe nacionaliste, vetëm e vetëm që të bëheshe i besueshëm për padronët e rinj.

Këtu u shfaqe në rolin e kumarxhiut. Fillove të luaje bixhoz me jetën e shqiptarëve. Kur gjithçka u dogj, u shkatërrua, u rrënua, u plaçkit, u vra, u pre, zotëria jote nuk kishte arsye të veçantë për t’i ardhur keq për ato që i bëre dhe vazhdon ti bësh Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Sepse ti, bej efendëm, e more atë që kishe synuar gjithmonë:

-Pushtetin – me anë të të cilit mbolle kudo farën e urrejtjes dhe të shkatërrimit!

-Paranë – që së bashku me partinë- bandë, vodhe, vrave për të shkatërruar dhe pasuruar. Ti me të tutë fitove!

Ata, që me të vërtetë kanë humbur, janë qindra-mijërat e shqiptarëve, që u degdisen rrugëve të botës, që u droguan e prostituan, që u vranë e u burgosën, që u ndanë për së gjalli me njerëzit e dashur, e që vuajnë ende për bukën e gojës, kurse ti me familjen tënde jo vetëm që bën jetë përrallore në vilat e tua dhe të fëmijëve të tu, brenda e jashtë vendit, por….. edhe vazhdon të kërcënosh, të bërtasësh e ulërasësh për revolucion, për shkatërrime, për vrasje me snajpera, topa e raketa, sikur të jesh vetë Zeusi mbi Tokë. Përse? Për të mbuluar gjëmën e madhe që i ke shkaktuar këtij populli e këtij vendi.

Nuk më ngelet gjë tjetër, veçse ta përfundoj këtë letër me fjalët e Senekes :

“Ty, që shpirti të është bëre i pashërueshëm dhe jeta një varg krimesh.,

-Ty, që nuk kërkon arsyet që nuk i mungojnë njeriut të keq,

-Ty, që e keqja ta përligj çdo të keqe që bën,

-Ty qe ke gëlltitur aq shumë padrejtësi, sa ato kanë hedhur rrënjë në zorrët e barkut tënd dhe nuk mund të shkulen prej andej përpos bashkë me to,

-Ty, pra, që vuan prej kohësh nga kjo çmenduri që është fatkeqësia jote dhe e të tjerëve, njëkohësisht.

Ti, që po na çmend të gjithëve kur do të ndjesh pendesë? Ah, more fatkeq!

Që të mos pësosh fatin e merituar të Kserksit, i cili i mundur, i shpartalluar, duke parë kudo shkatërrimin e pasurisë së tij, mundi të shpëtonte vetë, duke u futur në mes të kufomave të ushtrisë së tij”.

Sali! Herët apo vonë të gjithë japin llogari për ato që bëjnë!

Atje tek lisi me vrimë.

Tutje në muranë,

Do kalojnë të gjithë,

Argatë e sovranë. (Dritëro Agolli).

****

Jorgo Mandili – Botuar në Dita

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button