☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,075 ▲ +0.03% ETH $2,260 ▲ +0.51% XRP $1.3533 ▼ -0.12% SOL $84.8200 ▲ +0%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Lëvizja e Selës do të nis negociatat për bashkëveprim me RDK

Kryesia qendrore e Lëvizjes së njohur për Reforma brenda PDSH-së në mbledhjen e saj të zhvilluar mbrëmë ka vendosur që të nis negociatat për unifikim me partitë e tjera opozitare, sidomos siç thuhet me RDK.

l-euml-vizja-e-sel-euml-s-do-t-euml-nis-negociatat-p-euml-r-bashk-euml-veprim-me-rdk_hd“Kryesia qendrore obligoi kryetarin Ziadin Sela që të formojë Komisionin për nisjen e negociatave me Rilindjen Demokratike Kombëtare. Njëkohësisht në bisedime për unifikimin e faktorit politik opozitar do të përfshihen edhe të gjitha iniciativat tjera”, thuhet në komunikatën e kësaj lëvizje politike.

Kryesia qendrore e Lëvizjes për Reformat ë PDSH-së ka diskutuar gjithashtu edhe mbi gjendjen aktuale politike në Maqedoni, krizën politike e institucionale në vend që domosdoshmërishtë do rezultojë me deligjitimimin e plotë të përfaqësuesve aktual qeveritar. Mbi bazën e kësaj Lëvizja, pas ristrukturimit të plotë të saj, do të ndërmerr edhe hapa konkret për fuqizimin e faktorit opozitar.

Gjithashtu është zgjedhur edhe ekipi për marrëdhënie me publikun që do të drejtohet nga Faton Murseli-komunikolog, ndërsa dy zëdhënësit e partisë u zgjodhën Elmir Sejfullahu dhe Azra Sallai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.