☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 115.10 ▲2.39%
ARI 4,670 ▼0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,788 ▼ -0.58% ETH $2,109 ▼ -1.27% XRP $1.3176 ▼ -1.66% SOL $79.8700 ▼ -2.65%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 115.10 ▲2.39 % ARI 4,670 ▼0.31 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 115.10 ▲2.39 % ARI 4,670 ▼0.31 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Kronika

Lëvizje të tjera në polici, nga Elbasani në Sarandë, ndryshimet

Lëvizje të reja në Policinë e Shtetit. Në kuadër të një riorganizimi prej dy ditësh janë duke u bërë një sërë lëvizjes në komisariate, nivel drejtorie por edhe në policinë e kryeqytetit. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se ndryshime janë bërë në komisariatet Elbasan, Durrës, Fier, Burrel, Vlorë etj.

Konkretisht Ylli Doda do të jetë shefi i ri i Komisariatit të Policisë Durrës, ndërsa Arjan Doda Nëndrejtor i policisë së Qarkut Durrës.

Vullnet Sila shkon shef komisariati në Elbasan; Edmond Meshini shef i komisariatit numër 3 në Tiranë. Edvin Ndreu pritet që të marrë emërimin si nëndrejtor krimesh në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

Po kështu Henigert Mitri, i cili ishte shef komisariati në Burrel, shkon shef Komisariati në Fier. Në Burrel ndërkohë shkon shef Ilirjan Demaj. Ndryshim i rëndësishëm është bërë dhe në Vlorë, ku Artur Selimi, ish-shef komisariati në Fier emërohet nëndrejtor për Rendin në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.

Gjithashtu sipas burimeve pritet që Gentian Berberi të emërohet nëndrejtor i Policisë së Qarkut Vlorë. Eduard Sulejmani do të marrë drejtimin e Komisariatit Vlorë dhe Syrja Bello vjen në krye të komisariatit Sarandë. Më herët ka pasur ndryshime të tjera në qarqe. Kujtojmë këtu dhe largimin e shefit të komisariatit të policisë Shkodër pas vrasjes së dy vëllezërve Bilali.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.