☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,101 ▲ +0.25% ETH $2,288 ▲ +1.99% XRP $1.3562 ▲ +0.02% SOL $85.0200 ▲ +0.15%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
12 Apr 2026
Breaking
Libri

Libri provokues i Gombrowicz në shqip

Promovimi 

Një libër provokues ngjall gjithnjë debat. Kjo ngjau edhe me librin “Ferdydurke” të shkrimtarit polak, Witold Gombrowicz ((1904-1969), i cili erdhi në gjuhën shqipe nën përkthimin e Edlira Llohës, diplomuar në Poloni.

ferdydurkeLibri u prezantua në një takim me njerëz të artit dhe kulturës në librarinë “E-për-7-shme” ku ishte i pranishëm dhe ambasadori polak në Tiranë, Marek Jeziorski. Libri, i botuar nga Gombrowicz në vitin 1937, ngjalli diskutime gjatë takimit ndërsa u vlerësua nga ambasadori Jeziorski si një kryevepër tjetër nga letërsia polake në duart e lexuesve shqiptarë. Ndërsa përkthyesja Lloha tha se “Ferdydurke” mbetet tepër provokues “sepse ai godet në tri pika delikate siç janë kombi, feja dhe nderi.”

Vetë autori i librit e ka përshkruar “Ferdydurke” kështu: “Nuk është një satirë për klasën sociale, as një sulm nihilistik mbi kulturën… Ne jetojmë në një epokë të ndryshimeve të vrullshme, të një zhvillimi të shpejtë, ku format e vendosura po prishen nën presionin e jetës… Nevoja për të gjetur një formë e cila është ende e papjekur, e pakristalizuar dhe e pazhvilluar, si dhe rënkimi për pamundësinë e një postulate të tillë – kjo është drithërima kryesore e librit tim”.

Nga Rudina Hoxha

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.