☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 13 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $77,116 ▼ -0.37% ETH $2,490 ▼ -1.89% XRP $1.3454 ▼ -1.77% SOL $100.4600 ▼ -1.5%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
13 Sep 2026
Breaking
Kronika

Ligji i Policisë së Shtetit: Të larguarit, nuk rikthehen

Kush ka ikur nga policia në dy vitet e fundit me dëshirën e tij, apo për shkak të shkurtimit të funksionit nuk mund të rikthehet më. Ligji që përcakton këtë kufizim ka hyrë në fuqi.
Asnjë efektiv policie i liruar nga detyra për shkak të shkurtimit të funksionit ose me dëshirën e tij kur ka kaluar një periudhë kohore prej dy vitesh nuk mund të rikthehet më në radhët e uniformave blu.
Ligji 108 i vitit 2014 ka hyrë në fuqi dhe kjo pikë parashikohet edhe në ndryshimet e fundit që ju bënë sërish ligjit gjatë muajit mars të këtij viti. Por për ish-drejtuesit e policisë, ky nen është anti-kushtetues dhe duhet ndërmarrë një nismë ligjore për ankimimin e tij.
“Mendoj që edhe politikisht duhet të ndërhyhet. Kjo pikë e nenit e ligjit të Policisë së Shtetit të shfuqizohet sepse nuk është normale që t’ia ndërpresësh karrierën një personi me ligj. Minimalisht janë 700 persona që janë liruar me këtë lloj motivacioni”, shprehet Arben Hajdarmataj, ish-drejtues policie.
Edhe sindikata e policisë, e kontaktuar nga Top Channel, thotë se po përgatit dokumentacionin për të ankimuar një padi në gjykatën Kushtetuese, pasi ky nen bie ndesh me parimet europiane të të drejtave të njeriut.
Sipas sindikatës, problem mbetet edhe zbatimi i vendimeve të gjykatave për rikthimet në detyrë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.