☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.93 ▼0.22%
ARI 4,133 ▲1.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,565 ▲ +2.71% ETH $2,425 ▲ +4.35% XRP $1.3226 ▲ +3.3% SOL $96.4900 ▲ +3.26%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.93 ▼0.22 % ARI 4,133 ▲1.46 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.93 ▼0.22 % ARI 4,133 ▲1.46 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – Trump parashikon përfundimin e luftës me Iranin afër zgjedhjeve afatmesme

UASHINGTON, 13 shtator /ATSH -AA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump, ka pretenduar se Teherani “dëshiron të arrijë një marrëveshje” për t’i dhënë fund luftës, duke parashikuar një rënie të shpejtë të çmimeve të karburantit në vend sapo të përfundojnë armiqësitë.

“Shikoni, mund të përfundojë para zgjedhjeve afatmesme, por do të përfundojë pas zgjedhjeve afatmesme”, u tha Trump gazetarëve, duke shtuar se çmimet e benzinës “do të bien ndjeshëm” pas përfundimit të armiqësive.

Presidenti amerikan tha se zyrtarët iranianë “po telefonojnë vazhdimisht” për të arritur një marrëveshje, por paralajmëroi se administrata e tij do të pranonte vetëm një marrëveshje të favorshme.

“Nuk do të bëj një marrëveshje që nuk është e mirë”, tha ai.

Duke ritheksuar objektivin kryesor të fushatës ushtarake gjashtëmujore, Trump theksoi se Iranit nuk duhet t’i lejohet të ketë kapacitete bërthamore.

“Irani nuk mund të ketë armë bërthamore dhe nuk do të ketë armë bërthamore”, tha Trump.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.