Ligji “Për Policinë”, Braho: Gjetëm konsensus, Garda nuk do të shkrihet
Kryetari i komisionit parlamentar të Sigurisë, Spartak Braho bëri të ditur sot se maxhoranca ka gjetur konsensus për ligjin “Për Policinë e Shtetit”.
Deputeti i LSI-së tha se Garda e Republikës nuk do të shkrihet, ndërsa është përmirësuar në ligj dispozita për Byronë Kombëtare të Hetimit, dy çështje për të cilat deputetët e LSI-së, nuk binin dakord me ligjin e sjellë nga qeveria.
“Kemi gjetur konsensusin duke synuar që projekti të jetë efiçent në linjën e tij. Është bërë një propozim për të bërë riparime dhe ligji ka pësuar mjaft rregullime të dobishme. Garda do të ndryshojë vetëm emrin, por nuk do të shkrihet . Ajo do të jetë një strukturë që do të kryejë po këto funksione si sot, pra do të ruajë autoritetet kryesore dhe objektet e rëndësisë së veçantë, brenda strukturës së Policisë së Shtetit. Ndërsa dispozita në ligj për Byronë e Hetimit po ashtu është përmirësuar, me merakun për ta përmirësuar”, sqaroi deputeti Braho