☁️
Tiranë 11°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▲0%
ARI 4,787 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,837 ▼ -3.66% ETH $2,193 ▼ -4.81% XRP $1.3295 ▼ -2.74% SOL $82.0700 ▼ -4.08%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▲0 % ARI 4,787 ▲0 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▲0 % ARI 4,787 ▲0 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
13 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Lirohet minoreni i arrestuar për fyerje ndaj presidentit Erdogan

Një gjimnazist 16-vjeçar, i cili u arrestua dje në Konia (qendër të Turqisë), për fyerje të presidentit Recep Tayyip Erdogan, u lirua sot pas një padie të avokatëve të tij, raportoi media turke.

ee1092-300x200Arrestimi i tij, i pari i një minoreni për këtë arsye, ngriti kritika të forta të opozitës që i kritikoi këto veprime si “fashiste” nga ana e regjimit islamiko-konservator.

Një reagim të fortë pati edhe në rrjetet sociale.

“Minoreni, anëtar i një lëvizjeje të majtë akuzohet nga drejtësia se ofendoi të mërkurën presidentin e Turqisë gjatë një ceremonie për përkujtimin e një mësuesi të ri laik të vrarë nga islamikët në vitin 1930″, thekson kanali televiziv CNN Turk.

“Gjatë një fjalimi të mbajtur me këtë rast në sheshin e këtij qyteti, bastion islamik, djali i ri kritikoi Erdoganin dhe regjimin e tij duke e akuzuar kryesisht për korrupsion”, raporton gazeta “Hurriyet”.

I marë në pyetje nga policia në shkollën e tij dhe i nxjerrë në mbrëmje para një gjyqi, minoreni nuk i pranoi akuzat por megjithatë ai u akuzua dhe u burgos.

Ai rrezikonte deri në katër vite burg.

Kryeministri, Ahmet Davutoglu, i pyetur nga media për këtë çështje që ka shkaktuar shumë zemërim në rrjetet sociale, e mbrojti vendimin e drejtësisë duke u shprehur se “të gjithë duhet të respektojnë funksionin e presidentit”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.