Kosova
Lista Serbe rikthehet në institucionet kosovare
Lista Serbe ka ndërprerë bojkotin ndaj institucioneve të Kosovës, pas rreth tre muajsh bojkot dhe kanë vendosur që t’i kthehen punës normale.
Njoftimin për kthimin e tyre në institucione Lista Serbe e ka bërë në mediet serbe. Sipas njoftimit të Listës Serbe, njëri nga shkaqet kryesore të kthimit të serbëve në Kuvend dhe në Qeveri është edhe marrëveshja se në të ardhmen nuk do të bëhen hapa të njëanshëm të partnerëve të koalicionit.
Lista Serbe ka bërë të ditur se do të punojë për procesin e kthimit dhe shtimit të pranisë serbe në institucionet kosovare.
Lista Serbe, shkak për bojkotin e institucioneve të Kosovës, e ka marrë shkarkimin e Aleksandër Jablanoviçit nga posti i Ministrisë për Kthim dhe Komunitete.