Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 08 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 96.85 ▲2.58%
ARI 4,738 ▼0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,020 ▼ -2.13% ETH $2,185 ▼ -3.89% XRP $1.3403 ▼ -3.96% SOL $82.4900 ▼ -5.21%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 96.85 ▲2.58 % ARI 4,738 ▼0.81 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 96.85 ▲2.58 % ARI 4,738 ▼0.81 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Politika

Lobimi në SHBA, Basha nga Brukseli letër Prokurorisë: Propagandë politike

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk është i pranishëm sot në protestën e opozitës së bashkuar, por pavarësisht kësaj nga Brukseli, ai jep një mesazh për të gjithë të pranishmit. Basha përmes një postimi në ‘Facebook’, shkruan se kauza  e tyre është e drejtë dhe se po luftojnë për një qeveri të çliruar nga krimi.  Kreu i PD-së thekson ndër të tjera se sot është koha kur krimi do të shembet nga themelet e Qeverisë.

Por pavarësisht justifikimit për “vizitë zyrtare”, një arsye tjetër më e fortë duket se e ka çuar Bashën në Bruksel. Basha sot duhej të paraqitej në Prokurori për të dhënë spjegime lidhur me financimet ruse të bëra në favor të PD në zgjedhjet e vitit 2017.

Por Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur përmes një letre Prokurorisë së Tiranës, e cila sot e kishte ftuar atë të paraqitej, lidhur me kontratat e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA. Së bashku me ish sekretarin e përgjithshëm Arben Ristani, Basha ishte ftuar nga organi i akuzës për t’u njohur me përgjigjen e letërporosisë së SHBA për cështjen në fjalë. Në letër Basha e konsideroi kërkesën e paraqitjes në prokurori të pambështetur në ligj dhe të pa mbështetur në asnjë standard profesional dhe etik të hetimit.

Kryedemokrati bën të ditur se as ai dhe asnjë drejtues tjetër i Partisë Demokratike nuk janë marrë nën hetim dhe nuk janë të pandehur në asnjë hetim, arsye për të cilën ata nuk ka nevojë të informohen dhe prokuroria nuk ka asnjë detyrim të informojë për të dhënat e verifikimeve që po bën.

Basha shpjegon se zyrtarët e PD janë paraqitur në Prokurori për të dhënë shpjegimet e tyre që ndihmojnë prokurorinë në këtë çështje. Për këtë arsye, çmohet e panevojshme paraqitja sipas njoftimit të ardhur për njohjen me aktet.

“Fakti që një ftesë e tillë vjen 6 muaj pasi ju e keni marrë informacionin në fjalë dhe në një kohë kur ka filluar një fushatë keqinformimi me natyrën dhe ecurinë e hetimit në fjalë, na bën të mendojmë se veprimi juaj është bërë jo për qëllime hetimore, por për shërbime propagandistike politike.”-thuhet në letrën e Kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.