Tiranë 7°C · Pjesërisht vranët 20 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.09 ▲2.66%
ARI 4,492 ▼2.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,490 ▲ +0.7% ETH $2,147 ▲ +0.51% XRP $1.4443 ▼ -0.16% SOL $89.9100 ▲ +1.25%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.09 ▲2.66 % ARI 4,492 ▼2.47 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.09 ▲2.66 % ARI 4,492 ▼2.47 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Politika

Lobimi për hapjen e negociatave, Pitella: Shqipëria, në drejtimin e duhur

aaaI ftuar nga “Miqtë e Europës” në Bruksel për takimin e përvitshëm mbi Ballkanin, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u prit fillimisht nga homologu i tij belg, Didier Reynders, me të cilin bisedoi mbi reformat e ndërmarra nga Shqipëria në lidhje me nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian dhe marrëdhëniet dypalëshe.
Ditmir Bushati, ministër i Jashtëm: Janë shënuar disa ngjarje të rëndësishme, si aplikimi i vulës apostile, hyrja në fuqi e marrëveshjes për sigurimet shoqërore dhe ajo e transportit, që kanë ndikime të drejtpërdrejta në jetën e përditshme dhe procedurat konsullore, me të cilën përballen qytetarët shqiptarë që jetojnë në Belgjikë. Sikundër diskutuam edhe për mbështetjen, që i ka dhënë e do të vazhdojë t’i japë Belgjika aspiratës sonë për çeljen e negociatave, e ndërthurur kjo edhe me rëndësinë që ka reforma e drejtësisë, në mënyrë që Shqipëria të sigurojë këtë vit, fillimisht rekomandimin e Komisionit Europian dhe më pas mbështetjen e vendeve anëtare, për të nisur procesin e negociatave të anëtarësimit.
Në Parlamentin Europian, shefi i diplomacisë shqiptare u prit nga raportuesi Knut Fleckenstein dhe kreu i grupimit të majtë, Gianni Pitella, teksa ky i fundit u shpreh pozitiv pas takimit, për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë brenda këtij viti.
Gianni Pitella, President i grupit “S&D” në PE: Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur. Ende mbeten disa gjëra për t’u bërë, siç është reforma për drejtësinë, dhe nëse këto mbyllen shpejt, jam i bindur se Shqipëria mund të nisë vërtet procesin  e negociatave. Mendoj se qeveria shqiptare, e drejtuar nga miku im, Edi Rama, të cilin e çmoj shumë, dhe opozita duhet të jenë të bashkuara për objektivin e hapjes së negociatave, pasi do të mbeten në histori.
Gjatë vizitës dyditore në Bruksel, agjenda e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, parashikon edhe pjesëmarrjen në Komitetin e Jashtëm të Parlamentit Europian, gjatë diskutimit të parë mbi raportin e përpiluar nga raportuesi Fleckenstein mbi Shqipërinë, përveç takimeve me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini, dhe Komisionerin Hahn, të cilët parashikohet të vizitojnë Tiranën gjatë muajit të ardhshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.