Maqedonia

LOE: Automjetet e vjetra ndotin ambientin e Maqedonisë

Objektet industriale dhe druri për ngrohje nuk janë ndotësit më të mëdhenj të ajrit në Maqedoni, por djegia e derivateve të automjeteve të përdoruar joekologjike, tregon sot analiza e prezantuar e Lidhjes së odave ekonomike.

“Ato automjete nuk kanë filtra mbrojtëse dhe katalizatorë dhe emetojnë sasi të madhe të grimcave të dëmshme në ajër. Në BE sipas legjislativave, emisioni mesatar ditor i grimcave të dëmshme arrin 50 mikrogram në një metër kub, ndërsa te ne sipas matjeve të grimcave të dëmshme në ajër arrijnë midis 10 dhe 20 herë më shumë nga kufijtë e lejuar”, tha sot në konferencë për shtyp drejtori ekzekutiv i Lidhjes së odave ekonomike Mitko Aleksov.

Ai theksoi se automjetet e vjetra nuk i plotësojnë euro-normat e deklaruara dhe e rrisin emisionin e PM të dëmshme në ajër.

“Këto automjete në pesë vitet e fundit janë imponuar në numër të madh, kur edhe ndotja e ajrit tregon shkallë më të larta”, tha Aleksov.

Sipas të dhënave nga drejtoria doganore e RM-së, nga viti 2010 deri në vitin 2015 janë importuar 191.639 automjete të përdoruara për udhëtarë.

Nga LOE apelojnë për të marrë disa masa midis të cilave janë vendosja urgjente e Euro 4 standardit për import të automjeteve të përdorura, vendosje e politikës për CO2 gjatë importit dhe regjistrimit, gjegjësisht gjatë importit të automjeteve të kryhet kontroll për realizimin e euro-normativave të përshkruara. Automjetet të cilat importohen si automjete me Euro 3 normativa janë të vjetra edhe deri në 15 vjet dhe të njëjtët e kanë plotësuar këtë normativë kur kanë qenë të reja. Me eksploatimin e tyre shumëvjeçar, ata më nuk e plotësojnë normativën Euro 3.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button