☁️
Tiranë 9°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.06 ▲0.67%
ARI 4,722 ▲0.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $68,230 ▲ +2.22% ETH $2,102 ▲ +3.84% XRP $1.3399 ▲ +1.24% SOL $83.0900 ▲ +0.69%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.06 ▲0.67 % ARI 4,722 ▲0.92 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.06 ▲0.67 % ARI 4,722 ▲0.92 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Lojëra fati pa leje, shkatërrohen 906 pajisje

luneda-sufali-1024x925-320x289Kontrollet

Makineritë dhe pajisjet e tjera u bllokuan pranë subjekteve që nuk dispononin nr. NIPT dhe nuk ishin të pajisur me leje

Drejtorja e Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, Sufali: Goditja e fundit për informalitetin do të jetë ndryshimi i ligjit

Në tremujorin e dytë të vitit 2014, u shkatërruan 906 pajisje të lojërave të fatit, të cilat u konfiskuan nga Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit. Gjatë kontrolleve të ushtruara në periudhën prill-qershor 2014 në sektorin e lojërave të fatit, u bllokuan makineri dhe pajisje të tjera pranë subjekteve që nuk dispononin nr. NIPT dhe nuk ishin të pajisur me lejen e ushtrimit të aktivitetit dhe certifikatën përkatëse. Gjatë periudhës deri në korrik, sipas informacionit të njësisë, janë vendosur 46 masa administrative me gjobë në vlerë totale 240 000 dollarë, 521 masa administrative konfiskimi dhe në total numri i pajisjeve të konfiskuara shkon në 947 të tilla. “Këto rezultate vijnë, jo më si pasojë e aksioneve masive, të cilat sollën stabilizimin e tregut, por e goditjes së përqendruar në pikat e lojërave të fatit në çdo qoshe të vendit, të cilat ushtronin aktivitet në kundërshtim me ligjin”, deklaroi për median, drejtorja e Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, Luneda Sufali. Sipas saj, kontrollet do të vijojnë normalisht, sipas planit të masave, deri në vendosjen e rregullit ligjor në sektorin e lojërave të fatit. Këto rezultate kanë ndikuar edhe në mbledhjen e të ardhurave, ku në muajt e fundit, regjistrohet rritje me 80-90%. Sufali u ndal edhe te ligji i ri, i cili pritet të finalizohet këtë muaj. “Prej disa muajsh, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe ministritë e tjera, po punojmë për ligjin e ri, duke u bazuar tërësisht te standardet europiane. Brenda muajit shtator pritet të përfundojë dhe padyshim, konsiderohet ‘goditja’ finale ndaj informalitetit dhe ekspansionit që kishte përfshirë prej vitesh tregun e lojërave në vendin tonë”, tha Sufali. Numri i pajisjeve të shkatërruara pas konfiskimit në tremujorin e parë të vitit 2014, ishte 680. Ndërsa, brenda 6-mujorit të parë të 2014-s, u konfiskuan 1586 pajisje lojërash fati. Aksioni ka nisur qysh ditët e para të qeverisjes së majtë. Vetëm në muajt nëntor-dhjetor 2013, kjo njësi konfiskoi mbi 1500 pajisje, si dhe janë vendosur gjithsej 60 gjoba me vlerë 300 mijë dollarë. Lojërat e fatit kanë qenë sektori me evazionin më të madh fiskal, pasi ishin jashtë kontrollit makineritë, shumica e të cilave të paregjistruara dhe të pacertifikuara.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.